Borxhet e qytetarëve dhe kompanive, në rritje - Maqedoni e Veriut, vlera e kredive arrin 8.6 miliardë euro

Nga muaji në muaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut po rrisin borxhet, edhe pse norma referencë e obligacioneve qeveritare mbetet e lartë. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, qytetarët dhe kompanitë së bashku u detyrohen bankave rreth 8,6 miliardë euro. Për krahasim, në janar të këtij viti, vlera totale e kredive ishte 8 miliardë euro.
Tradicionalisht, qytetarët kanë borxhe më të mëdha se kompanitë, dhe në qershor vlera e tyre arriti 4,37 miliardë euro. Ndërsa firmat regjistrojnë borxh pak më të ulët, rreth 4,24 miliardë euro. Megjithatë, në muajt e fundit kreditimi i sektorit korporativ po zgjerohet me ritme më të shpejta se më parë.
Në shtator 2025, kreditë totale u rritën me 0,9% në krahasim me muajin paraprak, me kontribut më të madh nga familjet. Rritja vjetore është 13,5%, kryesisht për shkak të kreditimeve të sektorit korporativ, por edhe kreditimi i familjeve është në rritje, sipas raportit të Bankës Popullore.
Qytetarët kanë më shumë interes për kreditë konsumatore dhe ato për banim. Vetëm për kredi konsumatorësh, qytetarët shënojnë borxh me vlerë 2,2 miliardë euro. Në tremujorin e tretë, shifra për këtë kategori ishte 1,9 miliardë euro. Për sa u përket kredive për banim, qytetarët regjistrojnë hua me vlerë 1,7 miliardë euro.
Nga ana tjetër, kreditë për automjete tërheqin më pak interes. Për këtë kategori, qytetarët shënojnë borxh me vlerë rreth 7 milionë euro.
Banka raportoi se në shtator 2025, kreditë e miratuara për individët, kryesisht ato konsumatorë dhe ato për banim, shënuan rritje si mujore, ashtu edhe vjetore.
Greqia, lider në reduktimin e borxhit publik - Shkak, zbatimi i reformave strukturore dhe rritja ekonomike
Greqia shfaq potencialin më të mirë në botë për uljen e borxhit publik, pavarësisht se mban një nga nivelet më të larta të borxhit. Sipas UBS (Union Bank of......
Kontrolle ndaj pesticideve dhe produkteve bujqësore - Pr.buxheti 2026, ISUV: Mbi 650 milionë lekë për forcimin e sigurisë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një takim me fermerë, grumbullues, eksportues e importues për të diskutuar mbi përdorimin e pesticideve dhe......
1 shekull nga krijimi i Bankës së Shqipërisë - Sejko: Përparimi ekonomik, dëshmi e arritjeve. Rama: Është institucion model
Banka e Shqipërisë shënon 100 vite nga krijimi i saj në 1925, i cilësuar si një shekull qëndrueshmërie, zhvillimi dhe besimi në Konferencën Shkencore......
Sa para’ do të shkojnë për arsimin profesional në 2026? Rriten investimet dhe akses më i madh për grupet vulnerabël
Arsimit profesional po i jepet gjithnjë e më shumë përparësi, sidomos vitet e fundit, kur mungesa e të rinjve në profesione të caktuara është bërë më e......
Paga minimale 500 euro, kosto për eksportuesit - Prençe: Masa kompensuese për sektorin, ndikim negativ në konkurrueshmëri
Rritja e pagës minimale nga qeveria në 500 euro nga 1 Janari 2026, mirëpritet si iniciative nga ana e bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër shihet si një......
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre
Hartimi i Paketës së re Fiskale është përmbyllur dhe ajo pritet të paraqitet së shpejti për shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
Të ardhurat neto të ekuivalentuara në Evropë - Ku fitojnë më shumë familjet? Kryeson Luksemburgu
Pavarësisht vlerave dhe kulturës së përbashkët që bashkojnë kontinentin, Evropa vijon të përballet me pabarazi të theksuara në të ardhura. Edhe pse hendeku......
7 mijë automjete të vjetra çregjistohen përfundimisht - DPSHTRR: Drejt rrugëve më të sigurta dhe më pak ndotje
Në kuadër të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur,......





