Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe ato në rajon, nga dallojnë?- Shteti, aksionar vetëm në RMV. Në Malin e Zi depozitat nuk garantohen

Bankat e Zhvillimit janë një realitet i njohur prej vitesh në Evropë dhe në botë. Shumica e shteteve të rajonit dhe Evropës kanë ndërtuar një bankë të tillë, Gjermania, Italia dhe Franca me më të mëdhajat, ndërsa së shpejti pritet të ngrihet edhe në Shqipëri. Por ku dallon dhe ngjason Banka Shqiptare e Zhvillimit me bankat e tjera të këtij lloji në rajon?
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shtetet që kanë një Bankë Zhvillimi janë Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe së fundmi Mali i Zi. Njëlloj si Shqipëria, Mali i Zi do të hartonte vitin e kaluar projektligjin për ngritjen e një Banke Zhvillimi, ku në ndryshim nga modelet e tjera të Evropës dhe Shqipërisë, kursimet e qytetarëve në depozita pranë kësaj banke nuk do të garantohen nga shteti.
Kosova nuk ka një bankë të tillë, ndërsa Banka e Zhvillimit të Serbisë do të falimentonte në 2012, për shkak të korrupsionit, keqmenaxhimit financiar dhe shpërdorimit të fondeve përmes shpërndarjes së këtyre të fundit për interesa politike. Megjithatë, në vend të një Banke Zhvillimi, këto shtete kanë fonde zhvillimi të dedikuara për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nga një krahasim midis ligjit të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe projektligjit për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, vërejmë se kjo e fundit kërkon që minimalisht 51% e aksioneve të jenë të shtetit, ndërsa pjesa e mbetur e aksioneve mund të zotërohen nga institucione të tjera të njohura ndërkombëtare ose vendase. Ndërkohë, në Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, shteti është i vetmi aksionar.
Pa përjashtim, të gjitha Bankat e Zhvillimit kanë objektiva të njëjtë, që përfshijnë financimin e zhvillimit të shoqatave tregtare, nxitjen e eksportit, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, financimin e infrastrukturës, mbështetjen e zhvillimit rajonal dhe financimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit. Në periudha kritike, siç ishte ajo e së COVID-19, Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut arriti të shmangte falimentin e mijëra ndërmarrjeve të vogla në vend
Sondazh

Kina po ndërton bazën ushtarake më të madhe në botë- Kompleksi do të jetë sa dhjetëfishi i përmasave të Pentagonit
Ushtria e Kinës po ndërton një kompleks masiv në Pekinin perëndimor, që sipas inteligjencës amerikane do të shërbejë si një qendër ushtarake shumë më e madhe......

Prezantohet programi i akselatorit për start up-Rama: “Plug and Play”, zgjedh Tiranën që të rinjtë të rriten në botën digjitale
Teksa Tirana po kthehet në një qendër të re të inovacionit dhe ideve novatore, së fundmi Plug and Play solli në vendin tonë një program akseleratori që synon......

Konsumatorët në të gjithë Ballkanin bojkotojnë supermarketet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve!
Blerësit në të gjithë Ballkanin bojkotuan supermarketet të premten si pjesë e një lëvizjeje që protestonte ndaj rritjes së çmimeve ushqimore dhe përkeqësimit......

“Tarifa 25% për Kanadanë e Meksikën, nga 1 shkurti” - Trump deklaron taksat ndaj shteteve fqinje, planifikon masa kundër Kinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se tarifat 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti. Ai ka......

Shtyhet votimi i Bundestagut për projektligjin e dytë të emigracionit të Merz mes protestave masive në Gjermani!
Një projekt-ligj i dytë që kërkon rregulla më të rrepta për migracionin në Gjermani u vonua të premten pasi një propozim i parë u miratua me votat e partisë......

Si ndihmoi Italia Gjermaninë të ulte çmimet e energjisë? Ndërlidhjet e rrjetit evropian ofrojnë qëndrueshmëri dhe fleksibilitet
Italia ka rritur eksportet e energjisë elektrike për të ndihmuar Gjermaninë, e cila përballet me mungesën e furnizimit në vend. Ky fenomen nënvizon rëndësinë......

Rama: Kamera për 200 km rrugë kombëtare - Mbikëqyrje edhe në 20 qytete, investim sipas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara
200 km rrugë kombëtare dhe 20 qytete me fokus qarkullimin rrugor do të monitorohen me kamera, me qëllim identifikimin e shkeljeve dhe shkelësit. Gjatë......

“Janë dembelë, i duan gjërat gati” - Paradoksi shqiptar. Papunësia 10.7%, por vende pune ka
Sipas INSTAT, në vend vetëm 51% e individëve deri në moshën 24 vjeçare që kanë mbaruar shkollën e lartë janë pjesë e tregut të punës. Blerim Parllaku,......