Rajoni Postuar më 13 Shkurt 2026, 10:26

Arrihet marrëveshja SHBA-Maqedonia e Veriut/ Për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar

Nga Dorian Koça

Arrihet marrëveshja SHBA-Maqedonia e Veriut/ Për tregti reciproke,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë.

“Marrëveshja do t’i përforocjë marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Referuar marrëveshjes, Maqedonia e Veriut do t’i pezullojë shpenzimet doganore për të gjitha mallrat amerikane industriale dhe bujqësore të eksportuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbajnë 15 për qind tarifat reciproke për mallra me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Në marrëveshje përcaktohet se dy vendet do të punojnë në zgjidhjen e shqetësimit të SHBA-së me barrierat jotarifore të imponuara nga Maqedonia e Veriut, të cilat ndikojnë në tregtinë dypalëshe në fushat me prioritet.

Një pikë tjetër e marrëveshjes, përcakton se 63-64 produkte strategjike do të eksportohen në SHBA me tarifë nga zero deri 6,5 për qind.

Dy vendet do të zhvillojnë konsultime për zgjidhjen dhe parandalimin e barrierave për produktet bujqësore amerikane në tregun vendor, si dhe të forcojnë bashkëpunimin e sigurisë ekonomike.

Lidhur me mundësitë në sektorin e energjisë, dy vendet po shqyrtojnë ndërtimin e një ndërlidhësi të ri të madh gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do t’i lejonte vendit të përmirësonte sigurinë energjetike dhe të diversifikonte burimet e energjisë, duke përfshirë edhe blerjen e gazit natyror të lëngshëm amerikan.

Maqedonia e Veriut do të fillojë të blejë gazit natyror të lëngshëm nga SHBA pas përfundimit të ndërlidhësit të ri të gazit.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët
Shqipëria 13 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Pas një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave Dollari amerikan e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat