Rajoni Postuar më 9 Janar 2026, 09:58

80% e automjeteve të importuara, të përdorura! - Në Maqedoninë e Veriut mosha mesatare e makinave është 19,4 vite

Nga Dorian Koça

80% e automjeteve të importuara, të përdorura! - Në

Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut, janë të përdorura. Në të njëjtën kohë, numri i automjeteve të regjistruara është dyfishuar, nga 350 mijë në vitin 2012 në gati 700 mijë në vitin 2024. Ndërkohë, mosha mesatare e automjeteve ka shkuar në 19.4 vjet, që do të thotë se në rrugë lëvizin gjithnjë e më shumë automjete të vjetra.

Dominojnë automjetet me naftë me 63%, benzina ka rënë në 26%, ndërsa automjetet elektrike dhe hibride po shënojnë rritje të shpejtë, ku vetëm vitin e kaluar +169% për automjetet elektrike dhe +295% për ato hibride.

Për çdo automjet të ri të importuar, mesatarisht janë importuar 3.5 automjete të përdorura. Në 11 muajt e parë të vitit të kaluar u importuan gjithsej 12,025 automjete të reja dhe 41,842 të përdorura.

Importi i automjeteve të reja vetëm vitin e kaluar për herë të parë tejkaloi numrin e importit të automjeteve të reja në vitin 2009, kur ishin importuar 10,574 automjete të reja krahasuar me 2,944 të përdorura.

Nafta dominon automjetet e pasagjerëve me rritje vjetore mbi 12% gjatë dhjetë viteve të fundit, benzina ka rënë mesatarisht −2.32% në vit, ndërsa automjetet elektrike dhe hibride shënojnë rritje të lartë relative. Rritja e automjeteve elektrike ishte 169%, ndërsa e hibrideve 295%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat