6.000 familje përfitojnë ulje për kondicionerë - Maqedonia e Veriut ofron kuponë për familjet me të ardhura të ulëta
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në Maqedoninë e Veriut bën me dije se ka filluar dhënia e kuponëve për blerjen dhe montimin e kondicionerëve inverter, të destinuar për familjet që plotësojnë kriteret e thirrjes publike, të publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas Programit për inkurajimin e eficencës energjetike në familje për vitin 2024, do të jepen mbi 6000 kuponë për kondicionerë me inverter.
Listat e përfituesve të përzgjedhur, si dhe listat e personave juridikë me të cilët Ministria ka lidhur marrëveshje për realizimin e kuponëve, janë publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit.
Për të sqaruar procesin, konkursi dhe përzgjedhja e përfituesve u menaxhua nga vetë institucioni, që ishte përgjegjës për vlerësimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të qytetarëve që plotësojnë kushtet, njoftoi ministria.
Qytetarët mund të përdorin kuponët për blerjen e kondicionerëve inverter jo më vonë se data 30 nëntor 2024. Pas kësaj date, kuponët e papërdorur do të konsiderohen të pavlefshëm. Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare, ofrohen bono prej 438 eurosh për personat me të ardhura të ulëta, të ardhura deri në 340 euro për personat beqarë, 486 euro për banesat me dy anëtarë dhe 568 euro për shtëpi me tre banorë. Për banesat me katër anëtarë parashihet kupon prej 486 eurosh, ndërsa për ato me pesë apo më shumë banorë 730 euro.
Po ashtu, për konsumatorët jo të cenueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë siguruar bono prej 405 euro, ndërsa për rajonet e tjera 373 euro, njofton Ministria e Energjisë.
Sondazh

“Synojmë rritjen e aksesit në kulturë” - Ministri Gonxhja, në Komisionin e Edukimit për pr.buxhetin 2025
Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025” me Ministrin e......

“Si do i rrisim të ardhurat në buxhet në 2025”? - Ministri Petrit Malaj, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po flet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për të ardhurat dhe shpenzimet e projektbuxhetit 2025. “Tre......

“Ringjallet” Kalldrëmi i Sarisalltikut - Hapen tenderat për rrugët e fshatrave në Gjirokastër e Përmet
Përfundimi i vitit kalendarik po shoqërohet me shtimin e investimeve, sidomos të njësive të pushtetit vendor. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike janë......

Si mbështeten gratë përmes buxhetimit gjinor? - Sulçe: Puna e papaguar e grave shtëpiake do ishte kontribut për ekonominë
Buxhetimi gjinor është një qasje që synon të integrojë perspektivën gjinore në procesin e buxhetimit public, ndërsa përqëndrohjet në analizimin sesi......

Sistemi e-visa, lehtësim i procedurës së aplikimit për vizë - AKSHI, tender 146 mln lekë për digjitalizimin e shërbimeve konsullore
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tender për përmirësimin e sistemit të vizës elektronike për Ministrinë për Europën dhe Punët e......

Projektet infrastukturore për vitin 2025 - Balluku, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për Projektbuxhetin
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Fitorja e Trump ‘gropos’ Euron - Pëson rënien më të keqe që nga COVID-19!
Partia Republikane ka rifituar kontrollin e Senatit dhe kryeson në Dhomën e Përfaqësuesve, duke forcuar një skenar "pastrimi të kuq" që i jep Trump liri të......

Shqipëria “blindohet” ndaj gripit të shpendëve e “gjuhës blu” - Ministria e Bujqësisë ndalon importet nga 16 shtete evropiane
Shqipëria rrezikon të preket nga një tjetër epidemi të gripit të shpendëve, për shkak se kjo sëmundje po prek një pjesë të madhe të shteteve evropiane. Për......