112 mln euro për hidrogjenin e gjelbër në Greqi- BE miraton fondin, mbështeten disa aktivitete ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar sipas rregullave të BE-së, ndihmën shtetërore 111.7 milionë euro për të mbështetur Motor Oil Hellas, një kompani greke rafinerie, për të prodhuar hidrogjen të rinovueshëm.
Masa do të kontribuojë në dekarbonizimin e sektorëve të lëvizshmërisë dhe industrisë dhe fillimin e tregut të hidrogjenit në Greqi. Financimi do të bëhet plotësisht përmes Mjetit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës.
Ndihma do të marrë formën e një granti të drejtpërdrejtë dhe do të mbështesë Motor Oil Hellas në zbatimin e projektit të saj “Green Hydrogen”. Projekti ka të bëjë me instalimin e një elektrolizeri me kapacitet të synuar 50 MW, i cili do të funksionojë me energji nga burime të rinovueshme. Hidrogjeni i rinovueshëm do të përdoret për qëllime të ndryshme, si lëvizshmëria dhe aplikime të tjera industriale.
Komisioni vlerësoi masën sipas rregullave të BE-së për ndihmën shtetërore, që u mundëson shteteve anëtare të mbështesin zhvillimin e aktiviteteve të caktuara ekonomike në kushte të caktuara.
Sipas konstatimeve, kjo është e nevojshme dhe e përshtatshme për të kontribuuar në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë nëpërmjet prodhimit dhe furnizimit me hidrogjen të rinovueshëm.
Komisioni, vlerësoi se masa është proporcionale, pasi ndihma është e kufizuar në minimumin e nevojshëm. Gjithashtu, parashikohet një mekanizëm rikthimi në rast se projekti sjell fitime më të larta se sa ishte parashikuar. Projekti plotëson kushtet edhe sepse ka ndikim të kufizuar në konkurrencën dhe tregtinë ndërmjet shteteve anëtare.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit- Vendimi/ Do të jetë organi koordinues për të dhëna të sakta
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, do të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.......

BSH: 1.9% interesi mesatar për depozitat në lek- Normat/ Si u mbyll viti 2024 për kursimet e qytetarëve dhe biznesve?
Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro.......

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen ajrore- Angazhim dhe në operacionet e NATO-s “FOCOPS” në Mesdhe
Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky......

Çmimet e energjisë së diellit dhe erës- Prodhimi vendas, ERE nis procedurat për burimet e reja që u kontraktuan në 2024-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi......

Bizneset, kur nuk do paguhet tatim mbi qiranë?- Udhëzimi i Financave/ Lehtësohen të vetëpunësuarit
Jo të gjitha bizneset në vend do të kenë detyrim për të paguar tatim mbi qiranë. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, saktëson se në rastin kur personat......

Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit- Banorët: Lehtësi për ne dhe bizneset
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet prioritare që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e......

“Të rivendosen fondet e ndihmës së huaj” Gjykata kundërshton vendimin e administratës Trump
Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump të rivendoste fondet për qindra kontraktorë të ndihmës së huaj, të cilët......

Korridori VIII po merr formë- Punimet në Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të shpejta
Përshpejtohen punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Për ndërtimin e këtij aksi, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote.......