Lajme Postuar më 12 Nëntor 2025, 21:17

Nga ndryshimet në kabinet, tek projektligji "Për nënproduktet me origjinë shtazore", ja vendimet e qeverisë

Nga SCAN TV

Nga ndryshimet në kabinet, tek projektligji "Për

Në mbledhjen e sotme u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave: 

1. Znj. Elsa Dhuli;

2. Z. Ledjon Shahini;

3. Znj. Lantona Sado.

Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Gjithashtu, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”. 

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e tëshëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat