Lajme Postuar më 18 Shtator 2025, 18:05

Ministri Malaj pret delegacionin e Parlamentit Europian/ Diskutohet progresi në menaxhimin e financave publike dhe reformat e BE-së

Nga SCAN TV

Ministri Malaj pret delegacionin e Parlamentit Europian/ Diskutohet progresi

 

Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në një takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian, Komiteti i Kontrollit Buxhetor, i kryesuar nga z. Niclas Herbst. Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi i mekanizmave të kontrollit dhe auditimit për Facilitetin për Reforma dhe Rritje, një instrument i ri i bazuar në performancë, projektuar për të nxitur dhe përmirësuar reformat.

Gjatë takimit, Ministri Malaj bëri një prezantim të shkurtër mbi ekonominë shqiptare, duke theksuar rritjen e qëndrueshme, ruajtjen e parametrave makroekonomikë dhe fiskalë, si dhe përpjekjet për reduktimin e borxhit publik përmes zbatimit të reformave të planifikuara.

Fokus i bisedimeve ishte edhe progresi i Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe përforcimi i asistencës financiare për mbështetjen e reformave. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare SIGMA dhe PEFA për vitin 2024, Shqipëria është ndër administratat më të avancuara në rajon për menaxhimin e financave publike, me përmirësime të dukshme në strukturën dhe funksionimin e sistemeve të kontrollit dhe auditimit.

Ministri Malaj nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe integritetit në përdorimin e fondeve të Bashkimit Europian, duke theksuar se mekanizmat e fortë të kontrollit të brendshëm dhe auditimit garantojnë parandalimin, zbulimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie apo mashtrimi.

Ai gjithashtu konfirmoi angazhimin e Ministrisë së Financave për të avancuar reformat, për të siguruar përdorimin efikas të fondeve dhe për të përmbushur standardet e BE-së, si pjesë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke siguruar qytetarët se fondet publike do të menaxhohen në mënyrë transparente dhe përgjegjëse.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video