Lajme Postuar më 9 Shtator 2025, 19:41

‘Lidershipi’ i Henry Kissinger vjen në shqip, Kryeministri Rama autor i parathënies

Nga SCAN TV
‘Lidershipi’ i Henry Kissinger vjen në shqip, Kryeministri Rama

I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo D’Alema.

"Përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe të jep një lirshmëri në lexim edhe duke e pas lexuar më parë në variantin origjinal, pata çik frikë ta hap se thashë mos ndoshta do binte ajo fuqia e mprehtë e autorit, por përkthimi është goxha i shëndetshëm dhe dua t’i komplimentoj përkthyesit.

Është privilegj që kemi këtu sot një personalitet të politikës italiane dhe europiane, nuk ka nevojë për prezantim. Nuk i kam thënë që këtu janë të pranishëm edhe ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit, sepse janë ditët e konferencës së ambasadorëve dhe ka një përkthim optimal ky prezantim libri në konferencën e ambasadorëve dhe dua ta falenderoj Kryeministrin D’Alema për gatishmërinë për të qenë i pranishëm dhe për të folur këtu për një figurë politike të jashtëzakonshme. Çmim Nobel për paqe por edhe i akuzuar si kriminel lufte", tha Kryeministri Edi Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat