“Ky 7 mars ju gjen më të vlerësuar, me paga të rritura”/ Rama e Kumbaro urim për Ditën e Mësuesit

7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një nga datat më të rëndësishme për arsimin shqiptar, një ditë që shërben për të vlerësuar rolin dhe kontributin e mësuesve në edukimin e brezave të rinj. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur ta urojë këtë festë duke pritur në kryeministri nxënës nga Manastiri.
“Me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Ramanë Facebook.
Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në videomesazhin e saj për mësuesit solli në vëmendje rritjen e pagave dhe zgjidhjen e ngërçit ligjor për të diplomuarit përpara vitit 2017.
“Më vjen mirë që ky 7 mars ju gjen më të vlerësuar, me paga të rritura, falë edhe një tjetër rritje që ka nisur nga janari, edhe me disa nyje ligjore të zgjidhura për mësuesit e diplomuar para vitit 2017. Ama me përpjekjet vazhdueshme për të përmirësuar gjithmonë mjediset ku ju punoni, sepse duam të mbështesim dhe të lehtësojmë punën tuaj. E gjejmë mbi të gjitha njëri-tjetrin me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën përgjegjësi të madhe që mbart profesioni i mësuesit. Një përgjegjësi që zyrtarisht mund të mbyllet në orën 2 ose 3 të pasdites, por në të vërtetë vazhdon moralisht gjatë gjithë ditës, 24 orë në 24”, thotë Kumbaro
Më tej, Kumbaro shpreh vlerësimin edhe për mësuesit e rinj, që kanë zgjedhur këtë profesion, pavarësisht sfidave.
“Një falënderim të veçantë e kam këtë vit për mësuesit e rinj, për ata që kanë lindur pas viteve 90 dhe që në një botë plot mundësi zgjedhje të tjera profesionesh, kanë vendosur të zgjedhin pikërisht mësuesinë. T'ju kemi ju në shkolla është një shenjë shprese për arsimin shqiptar, sepse sillni energji të reja, ide të reja dhe një mënyrë të re komunikimi me brezin e nxënësve që po rritet sot”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Enjohur si dita e mësuesve, më 7 mars 1887, në qytetin e Korçës është hapur shkolla e parë shqipe. Që prej vitit 1960, 7 Marsi festohet si Dita e Mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike për kombin shqiptar dhe për ruajtjen e gjuhës shqipe.
Kalimi i detyrës në Ministrinë e Mbrojtjes, Ermal Nufi: Shërbimi ndaj Atdheut, detyrë që nuk vjen pa sakrifica
Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Pirro Vengu tek ministri i ri i Mbrojtjes te Ermal Nufi. Ministri i ri tha se e merr......
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare, surpriza e verës 2026, korriku ideal për pushime
“Për turistët që kërkojnë një destinacion të ri, me ujëra kristaltë dhe çmime jashtëzakonisht konkurruese, Riviera Shqiptare është surpriza që nuk e......
Vendimi i Qeverisë: Rritja e pagës minimale, bizneset do të kompensohen me 16.7%
Për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria do të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së......
Vendimi i Qeverisë: Rregulla shtesë për kreditë e pakthyera me garanci shtetërore
Qeveria ka miratuar rregullat se si do të veprohet me kreditë që janë marrë me garanci shtetërore dhe që nuk janë shlyer. Vendimi i sotëm i Këshillit të......
Albin Kurti: Dekreti i Osmanit, antikushtetues. Kuvendi shpërndahet pas raundit të tretë për Presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi deklaroi se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të......
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi!
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme,......
“I qartë për objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës” - Karakaçi: Do ja dalim që të çojmë përpara sfidat dhe të arrijmë atë që qytetarët kërkojnë
Enea Karakaçi ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë prezantimit nga paraardhësja e tij në atë pozicion, Belinda......
Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time - “Nuk e kam penguar dhe as nuk do e pengoj. Të zgjidhet siç e parashikon Kushtetuta”
Gjatë kalimit të detyrës te Ministri i Ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe mbi procesin hetimor të nisur ndaj saj. Ajo mohoi......


