Kosova Postuar më 19 Dhjetor 2024, 12:45

Zyrtarisht Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë - Kurti: Të dhëna të sakta. Do të përdoren për zhvillimin dhe ndërtimin e vendit

Nga Diamila Leka

Zyrtarisht Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë - Kurti: Të

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Agjencisë, Avni Kastrati, u shpreh se procesi i regjistrimit ka arritur qëllimin dhe rezultatet kanë dalë siç kanë qenë pritshmëritë. Sipas të dhënave Kosova ka zyrtarisht 1,602,515 banorë rezdentë.

“Për ndërtesat për banim ka kanë rritjen 21.5%, krahasuar me vitin 2011. Numri i banesave të përgjithshme: është rritur me 41.3%, ndërsa numri banesave të zakonshme është rritur me 35%. Hendeku gjinor është zvogëluar nga 11,975 ne vitin 2011 ne 5,538 në vitin 2024, që përfaqëson një zvogëlim prej 53.8%. Jemi ndër top vendet me grup moshat më të reja. Në arsim kemi ulje të shkallës së analfabetizmit nga 3.85% në 2.27% ne 2024, dhe është një tregues i përparimit të konsiderueshëm të Kosovës në fushën e arsimit. Kurse sa i përket nga demet e luftës janë 154.272 janë të prekura ekonomitë familjare” ne vlerë prej 5 miliardë. Dëme e luftës në njerëz kemi 11.417”

I pranishëm në konferencë kryeministri, Albin Kurti, theksoi se ky proces mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe se falë teknologjisë së përdorur, është bërë një pasqyrë e qartë e realitetit. Këto rezultate do të përdoren për të zhvilluar dhe ndërtuar të ardhmen e vendit.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë u vlerësua gjithashtu edhe nga ekspertët ndërkombëtarë.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat