Kosova Postuar më 8 Shkurt 2025, 10:19

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë - 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë

Nga Lidion Kulla

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë - 100 mijë të rinj do

Nesër në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda territorit të Kosovës është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. 28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Sipas shifrave të KQZ-së, 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë. Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve për kryeministër, që janë; Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë për hetë të parë, mërgata e Kosovës po voton në përfaqësitë diplomatike të vendeve ku jeton. Në total, për të votuar nga jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike, rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar zarfin me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

Zgjedhjet cilësohen të një rëndësie të madhe edhe për serbët, të cilët vendosën të marrin pjesë në proces, pavarësisht tensioneve në muajt e fundit. Të gjithë pajtohen se politika e bojkotimit të institucioneve të Kosovës duhet të ndryshojë dhe se problemet e komunitetit serb duhet të institucionalizohen.

Në dekadën e fundit, dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës i ka mbajtur Lista Serbe. Por, në dy vjetët e fundit, deputetët serbë, në përputhje me “politikën e bojkotimit”, kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj vetëm për të mos humbur mandatet dhe pagat. Përveç Listës Serbe, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të marrin pjesë edhe parti të tjera të komunitetit serb, si Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat