Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në përfaqësitë diplomatike të vendit!
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Europës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas orës lokale në Kosovë.
Votimi më 8 shkurt zhvillohet në 43 vendvotime, në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.
Kjo është hera e parë që diaspora mund të votojë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha në një konferencë për mediet se për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.
Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.
Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, diaspora ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.
Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.
Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 vende dhe deputetët më pas zgjedhin qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
Sondazh

Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027-Rama: Po atë vit, samiti i NATO-s dhe finalja evropiane në futboll
Shqipëria do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027. Sot është nënshkruar në Madrid marrëveshja për organizimin e këtij kongresi që do të......

Penalizohen 2 individë për mosdeklarim të ardhurash
Në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit për parandalimin e shkeljeve të legjislacionit tatimor, Administrata Tatimore, falë......

Nga ujërat e Ksamilit, te rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës-Shqipëria tejkaloi gjigantët botërorë të turizmit
Me një rritje prej 80% të mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve, Shqipëria ka tejkaluar gjigantët botërorë të turizmit si Arabinë Saudite që pati një rritje......

Çmimet e banesave në Britani arrijnë një nivel rekord të nxitur nga taksat e reja që hyjnë në fuqi në prill!
Indeksi i çmimeve të shtëpive Halifax të janarit në Mbretërinë e Bashkuar u publikua të premten, me çmimin mesatar të pronës që u rrit në një rekord të ri......

Balluku: Produktet shqiptare, kudo në Evropë-“Bujqësia në ditët më të mira, por ka akoma shumë sfida përpara”
Gjithnjë e më shumë produkte bujqësore shqiptare po eksportohen në Evropë dhe përtej saj. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e......

Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit për......

“Shtetet, të përkushtuara ndaj planeve klimatike” - Kreu i klimës në OKB reagon pas daljes së SHBA-së nga pakti i Parisit
Vendet po qëndrojnë të përkushtuara ndaj planeve të tyre kombëtare klimatike dhe kërkojnë të udhëheqin tranzicionin e energjisë së pastër, tha zyrtari më i......

Një rajon më i lidhur i Adriatikut Jugor: Rritje e bashkëpunimit mes Portit të Durrësit, Malit të Zi dhe Italisë!
Një grup përfaqësuesish nga Autoriteti Portual Durrës po merr pjesë aktualisht, në ditën e dytë të takimit, për projektin “SA Connectivity” që po zhvillohet......