“Vonesat në SEPA ngadalësojnë integrimin financiar” - Kosova, 29 milionë euro humbje në gjashtë muajt e parë të vitit

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka bërë thirrje për përfundimin pa vonesa të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke e cilësuar këtë si një hap vendimtar drejt modernizimit të sistemit financiar dhe integrimit më të plotë me tregun evropian.
Në komunikatën e publikuar, Këshilli ka mirëpritur angazhimin e institucioneve vendore dhe të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe bashkëpunimin me Komisionin Evropian, duke theksuar se anëtarësimi në SEPA do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset. Përfitimet përfshijnë pagesa më të lira, më të sigurta dhe më të shpejta, si dhe qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare.
“Sipas vlerësimeve të fundit, vonesat në këtë proces i kanë kushtuar ekonomisë së Kosovës rreth 29 milionë euro vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërsa përfitimet vjetore të mundshme nga anëtarësimi në SEPA kapin vlerën e 55 milionë eurove,” thuhet në njoftim.
Këshilli i Investitorëve Evropianë vlerëson punën teknike dhe rregullative të realizuar nga BQK, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian, duke theksuar se procesi ka avancuar ndjeshëm dhe është afër përmbylljes.
Institucioni apelon që shqyrtimi i ligjeve përkatëse nga Gjykata Kushtetuese të mundësojë vazhdimin e reformave “me kohë dhe në përputhje me interesin publik”.
Në fund të komunikatës, nënvizohet se Kosova ka mundësi reale të mos mbetet pas vendeve të rajonit dhe të përfitojë plotësisht nga rrjeti unik i pagesave evropiane.
“Anëtarësimi në SEPA do të modernizojë infrastrukturën financiare, do të ulë kostot për bizneset dhe qytetarët dhe do ta bëjë ekonominë më tërheqëse për investime të reja,” thuhet ndër të tjera në reagim.
Amazon do të shkurtojë 30,000 vende pune - Kompania kërkon të ulë kostot dhe reduktojë burokracinë
Amazon pritet të nisë një valë të re shkurtimesh që mund të arrijë deri në 30,000 vende pune në sektorin korporativ. Kjo masë vjen ndërsa kompania përpiqet......
Shqipëria forcon masat ndaj pastrimit të parave - Projektligji/ Risitë sipas standardeve të FATF, kontroll më i lartë mbi financimet
Qeveria ka fuqizuar masat ndaj fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të terrorizmit. Referuar projektligjit të hartuar nga Ministria e......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......
Taksa e gjelbër, nga janari 2027 - Familjet greke përballen me 800 milionë euro kosto shtesë
Rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit priten nga 1 janari 2027, me hyrjen në fuqi të tarifave të reja që do të prekin familjet dhe bizneset në të......
Sa vlen realisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut? - Nuk mbulon nevojat bazike të familjeve. Çmimet e ushqimeve, mbi 30% rritje
Në letër, paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 24,379 denarë apo rreth 397 euro. Por në realitet, kur i mbledh të gjitha shifrat, si çmimet, faturat,......
Kriza e ujit në Evropë - Si shpërdorimi i tij “përforcon” sfidat klimatike dhe kushton miliona euro?
Shpërdorimi i ujit po “forcon” krizën klimatike dhe po dëmton qëndrueshmërinë ekonomike. Një raport i ri nga Danfoss paralajmëron se konsumi i energjisë nga......
“Albanian Soundscapes” në Dubai, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si një histori suksesi
Sot, në Future Hospitality Summit 2025 në Dubai, u hap pavijoni shqiptar “Albanian Soundscapes”, kuruar nga AKPT dhe AZHT, i cilësuar si një nga më të......
Spiropali-Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në BE, një investim strategjik
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe......




