Vetëvendosja dhe LDK bien dakord për Presidentin e ri të Kosovës – Ja kush propozohet

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin që do të propozohet për postin e Presidentit të ri të Kosovës. Emri i dakordësuar nga dy partitë është Bekim Sejdiu.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi marrëveshjen, duke bërë të ditur se Sejdiu është kandidati i propozuar për kreun e shtetit. Abdixhiku nuk dha detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, por kërkoi që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt.
Sipas Abdixhikut, dy partitë kanë zhvilluar takime të vazhdueshme që prej 9 korrikut, me synim gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe garantimin e stabilitetit institucional në vend.
Negociatat, sipas tij, kanë qenë intensive dhe të vështira, por të dyja palët kanë vijuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje.
Vetë Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e Abdixhikut dhe Kurtit për të marrë përsipër kandidimin për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kush është Bekim Sejdiu?
Bekim Sejdiu është jurist dhe diplomat karriere, me eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës.
Ai ka shërbyer edhe si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke ndërtuar një karrierë në fushën juridike dhe institucionale.
Në diplomaci, Sejdiu ka mbajtur postin e konsullit në Ankara gjatë viteve 2008–2012, në kuadër të shërbimit diplomatik të Kosovës.
Kandidatura e tij vjen në kuadër të përpjekjeve të partive politike për zhbllokimin e situatës institucionale dhe formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Greqia ul çmimet e mbi 1,600 produkteve - Masa për të lehtësuar kostot e jetesës
Mbi 1,600 produkte të konsumit në Greqi janë ofruar me çmime të reduktuara, në kuadër të një nisme të qeverisë për të lehtësuar presionin e kostos së jetesës......
Standardet e BE-së për hekurudhat shqiptare - Elektrifikim, ERTMS dhe trena deri në 740 metra në rrjetin TEN-T
Linjat kryesore hekurudhore shqiptare që bëjnë pjesë në shtrirjen e rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të modernizohen sipas standardeve të......
Kursimet në banka, shqiptarët zgjedhin afatet e gjata - BSH: Depozitat mbi 2 vite dominojnë. Ato pa afat rriten me ritëm më të shpejtë
Shqiptarët preferojnë t'i kyçin paratë e tyre kryesisht në depozita me afat të gjatë në bankë, megjithëse edhe ato pa afat janë rritur më shumë muajt e......
Malaj mbledh drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave: “Kontroll më i fortë, por me transparencë dhe korrektësi”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, ku në fokus kanë qenë objektivat për......
Rishikohen fondet e shëndetësisë - 39.3 miliardë lekë për spitalet. QSUT, me buxhetin më të lartë
Qeveria ka ndryshuar ndarjen e fondeve për shërbimin spitalor gjatë vitit 2026. Buxheti arrin në 39.3 miliardë lekë, ndërsa financimin më të madh e merr......
“Real Estate” dhe turizmi, në fokus të bankave/ Bizneset marrin 172.9 miliardë lekë kredi të reja në 7 muaj
Kredia e re për biznesin u rrit ndjeshëm gjatë muajit Korrik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë’, korporatat private jofinanciare morën 24.2 miliardë......
Skemat, shtyhet deri më 11 Shtator afati për fermerët - Kush nuk dorëzon dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për Skemën Kombëtare në Bujqësi 2026, do të kenë afat deri më 11 Shtator 2026 për dorëzimin e......
Më pak nxënës në një grup - Ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara
Në shkollat ku numri i nxënësve është i ulët, mënyra si do të organizohen klasat pritet të ndryshojë nga ky vit shkollor. Ministria e Arsimit ka miratuar......

