Kosova Postuar më 12 Shkurt 2026, 17:44

Vendimet e para të Qeverisë ‘Kurti 3’, miratohet marrëveshja 90 milion euro me Bankën Botërore

Nga SCAN TV

Vendimet e para të Qeverisë ‘Kurti 3’, miratohet

Kabineti qeveritar “Kurti 3” mbajti të enjten mbledhjen e tij të parë. Ndër vendimet e para ishte miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, një marrëveshje mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se marrëveshja ka vlerë totale prej 90.3 milionë euro.

“Periudha e kthimit është 12 vjet, me normë interesi zero për qind. Duke pasur parasysh rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e favorshme financiare, ju ftoj ta miratojmë për ta proceduar në Kuvend për ratifikim,” tha Murati.

Marrëveshja tashmë pritet të shqyrtohet dhe ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, ku e premtja 13 shkurt, është data e fundit për ratifikim. Përveç kësaj, Qeveria ka miratuar dhe proceduar tutje në Kuvend edhe disa marrëveshje të tjera me rëndësi strategjike:

-Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje;

-Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” mes Kosovës dhe BE-së;

-Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për Projektin KOMPAS – “Qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë”, mes Ministrisë së Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim;

-Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”, gjithashtu mes Ministrisë së Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është të sigurohet financimi strategjik për reforma fiskale, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe arsimin e hershëm, duke fuqizuar kapacitetet institucionale dhe rritjen e qëndrueshme të vendit.

 

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......