Tregu i lirë i energjisë në Kosovë, 200 kompani jashtë lidhjes - AKB: Po hyjmë në krizë të rëndë energjetike, duam dialog me qeverinë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur dhe e dhunshme e furnizimit me energji elektrike ka lënë jashtë funksionit mbi 200 kompani me më shumë se 10 mijë punëtorë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për media ka kritikuar ashpër veprimet e KEDS-it dhe Policisë së Kosovës, duke i cilësuar si “shkelje të rëndë ligjore” dhe “abuzim me autoritetin”.
“Sot po përballemi me një krizë të paprecedentë. KEDS, me asistimin e Policisë, ka ndërprerë energjinë për mbi 1,200 sahatë elektrikë që përfshijnë më shumë se 200 kompani dhe mbi 10 mijë punëtorë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe imazhin e vendit,” tha Shahini.
Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate kundër bizneseve dhe hapjen e një dialogu të hapur mes bizneseve, KEDS-it, ZRRE-së dhe Qeverisë.
“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, AKB do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në mbrojtje të bizneseve”, u shpreh Shahini.
Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanive të prekura kanë shprehur shqetësimet e tyre. Edhe sipas tyre veprimet e KEDS-it i kanë lënë pa zgjidhje. Sipas AKB-së, edhe investitorët e huaj janë të shqetësuar dhe disa kompani pritet të humbasin punëtorë për shkak të krizës së energjisë.

Kompensimi i pronave, 1.4 mln euro në Korrik - Ekzekutohen 161 dosje për tokat e zëna nga ndërtimet informale
Pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale po përfitojnë dëmshpërblim gradual nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Përgjatë muajit Korrik......

“Tregu bankar, me potencial zhvillimi” - Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse. Është përmirësuar cilësia e kredisë
Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës......

Ujësjellësit rritën të ardhurat - ERRU inkurajon unifikim tarifash, por jo në të gjitha shoqëritë rajonale
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve realizuan mbi 11.3 mld lekë të ardhura gjatë vitit 2024, apo 983 mln lekë më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave......

Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina/ Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit......

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimet - AMF: Mbizotëron me 62% të primeve në vend. Në 2024 u rritën edhe pagesat për frymë
Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i......

Rrugë të reja turistike në Korçë - BERZH, tender për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......

Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet - Në korrik, 926 biznese në sitë dhe mbi 600 masa administrative
Në një kohë kur siguria dhe mbrojtja e punëtorëve mbeten një sfidë e përhershme në tregun shqiptar të punës, Inspektorati Shtetëror i Punës ka publikuar të......

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? - Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë!
Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në......