Tregtia e jashtme e Kosovës, në rënie - Eksportet në nëntor 2025 mbulojnë importet me 15,7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar së fundmi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor 2025. Eksporti i mallrave arriti vlerën 87,7 milionë euro, me rënie vjetore prej 9,5%. Ndërsa, për këtë muaj u importuan mallra me vlerë 557,6 milionë euro, me rënie prej 1,6% krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 20,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15,4% e përbëjnë produktet minerale; 11,2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 6,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 13,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13,1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13,0% e përbëjnë produktet minerale; 12,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,6 milion euro, ose rreth 30,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 20,9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,7%), Italia (2,9) dhe Holanda (2,7%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 240,3 milion euro, ose 43,1% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 0,9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Italia (5,3%), Polonia (3,8%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 42,8 milion euro, ose 48,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6,1%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,2%), Maqedonia e Veriut (16,2%), Serbia (7,0%), Mali i Zi (6,0%), etj.
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76,5 milion Euro, ose 13,7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,5%), Shqipëria (3,9%), Serbia (3,6%).
Çmimet e reja, sa do të kushtojë dogana e automjeteve? - Rriten referencat, pragu nga 1600 deri në 10 mijë euro për autoveturat
Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference. Udhëzimi i Ministrisë së......
Dollari vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan sikurse përgjatë tërë kësaj jave ka vijuar edhe sot të regjistrojë rënie teksa është blerë këtë të mërkurë me 81.2 lekë dhe është shitur me......
Franca kalon përkohësisht krizën e buxhetit - Ligjvënësit miratojnë ligjin emergjent, në funksion deri në fund të janarit
Ligjvënësit francezë miratuan një ligj emergjent për të mbajtur shtetin në funksionim në janar derisa një buxhet i plotë për vitin 2026 të mund të miratohet......
Si u rrit paga minimale në 30 vite? - Nga 3 mijë në 50 mijë lekë, nga 1995 deri në 2026
Paga minimale në Shqipëri ka qenë një nga instrumentet kryesore të politikës sociale dhe ekonomike gjatë tri dekadave të fundit. Që nga viti 1995 e deri në......
Sigurimi i pronës në rritje, mbrojtja ende e ulët - AMF raporton më shumë të ardhura nga sigurimi i zjarrit, por më pak dëme të paguara
Në Shqipëri, sigurimi vazhdon të mbetet më shumë një detyrim sesa një zgjedhje e ndërgjegjshme. Ndërsa shifrat tregojnë një rritje të lehtë të primeve të......
Ekonomia e SHBA rritet me 4.3% - Shpenzimet e forta të konsumatorëve nxitën zgjerimin në 3-mujorin e tretë
Ekonomia amerikane u rrit me një ritëm shumë më të lartë se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet e forta të konsumatorëve, tregoi një......
“Shqipëria, një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në Evropë” - Raporti i FMN: Disiplina fiskale uli ndjeshëm borxhin publik
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar raportin për Shqipërinë. Institucioni financiar ndërkombëtar e vlerëson vendin tonë si “një......
Italia, eksportuesi kryesor i mollëve në botë - Zë 16% të tregtisë globale me vlerë rreth 1,2 mld euro
Italia është bërë eksportuesi kryesor i mollëve në botë, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Sipas të dhënave, sezoni 2025/26 ka filluar mbarë dhe......





