Tranzicioni i sektorit energjetik, kosto 4.5 mld euro- Syla: Kosovë, rruga e vështirë drejt energjisë së ripërtëritshme
Tranzicioni energjetik, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro. Kosova po mundohet që ta arrijë hapin me pjesën tjetër të Evropës, duke instaluar shumë burime të rinovueshme. Në dhjetor, nisi një ankand për të instaluar 100 Mega Ëat kapacitet të erës, por Banka Botërore vlerëson se Kosovës i nevojiten 100 herë më tepër, të paktën 10 gigavat kapacitet të ri. Eksperti Lulzim Syla, thotë për SCAN tv, se kjo vlerë nuk është e lartë në krahasim me përfitimin ekonomik që do të sjellë.
“Në shikim të parë vlera prej 4.5 mld euro investime në infrastrukturë dhe ndërtim të kapacitetve të reja për tranzicionin duket e lartë, por kur analizohet ajo i dedigohet një peridhe 25-vjeccare deri në 2050 që do të thotë se mesatarja i bie nga 180 mln euro në vit që nuk është shumë e madhe në raport me kërkesat dhe nevojën për një tranzicion të mirëfilltë. Sepse n.q.s e kemi parasysh një ristrukturim të rrjetit energjetik, apo të investimeve kapitale përbëhet nga termocentrali apo një centrali të ri me gaz, po aty futen dhe elemente të tjera sicc është rrjeti distributive, investimet në rrjetin shpërndarës të transmetimit, bateritë, projektet private, që do të zhvillohen, pastaj burimet të reja të ripërtëritshme, edukimi, eficensa në energji. Të gjitha këto ka vlerën përkatëse, me qëllim që të përmbushim tranzicionin e mirëfilltë në kuadër të strategjisë së republikës së Kosovës edhe trendeve aktuale. Kështu që një vlerë e tillë të menaxhohet pasi nuk është ngarkesë e madhe për buxhetin sepse kjo sjell edhe impakt të madh për zhvillimin ekonomik” – thotë eksperti Syla.
Eksperti i energjisë Syla, shton se duhet të zgjerohet kapaciteti për energjinë e rinovueshme dhe rritjen e eficensës së energjisë.
“Kosova ka potencial jashtëzakonisht të madh për energjinë e rinovueshme dhe duhet të punojë me legjislacionin shtesë në fushën e energjisë me qëllim që të lejojë investim të reja në fushën e energjisë edhe me kapacitete të vogla e të mëdha në sektorin e rrjetit distributive dhe ato të transmetimit të energjisë edhe pse kërkest për konsum të përditshëm janë të larta dhe shtohen për vitet në vijim si për biznesin dhe familjarët” – tha eksperti Syla.
Kosova aktualisht përmbush shumicën e nevojave të saj me energji elektrike nga dy termocentrale të vjetra që punojnë me qymyr linjit dhe vlerësohen të dëmshme për mjedisin. Megjithatë nevojat e Kosovës për energji elektrike tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit, duke bërë që vendi të përballet me probleme të shumta si importet e shtrenjta, reduktimet dhe ndotja e lartë e mjedisit. Në vitin 2020, Kosova krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ka nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotohet se deri në vitin 2050, do t’i jap fund prodhimit të energjisë nga qymyri dhe të kalojë në burime të ripërtërishme. Nga projekte që janë në faza të ndryshme të zhvillimit, në tërësi pritet të prodhohen rreth 520 megavat energji e ripërtërishme.
Sondazh

Modeli i fletës së votimit për votuesit nga jashtë- Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në vend
Komisioni Rregullator ka miratuar karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për......

Kompanitë celulare nën hetim për abuzim me tarifat Helshani: Rritje e pajustifikuar, deri në 9 euro më shtrenjtë se rajoni
Komisioni i Konkurrencës së fundmi ka vendosur nën hetim dy kompanitë celulare Vodafone Albania dhe One Albania, pas ankesave për rritjen e çmimeve të......

Rama: Eurobondi, investitorët ofruan 5.7 herë më shumë se nevoja jonë-“Për obligacionet 10-vjeçare, normat më të ulëta të interesit për Shqipërinë”
Shqipëria ka emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%. Në një postim në rrjetet sociale,......

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës
Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8......

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i suksesshmi i emetuar deri më tani
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky......

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH: Interesat e kredive mbi 35 mln lekë shënuan uljen më të madhe
Viti që lamë pas u mbyll me një kërkesë të lartë për financim nga bizneset, në kuadër të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, nevojës për rritjen e......

Kur shpenzojnë më shumë shqiptarët, për fundvit apo Shën Valentin?- 25 deri në 300 euro, janë çmimet e darkave romantike në restorante këtë vit
14 shkurti, është dita ku kryesisht çiftet i dedikojnë dhurata, dreka e darka romantike. Ndërkohë, restorantet kanë përgatitur për të mirëpritur çiftet me......

Rreth 67% e kredive janë për blerje banese- Banka e Shqipërisë: Norma e interesit për këtë hua zbriti në 3.7% në fund të 2024
Në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme të larta. Gjysma e dytë e 2024 është karakterizuar nga një......