“Tejkaloni ngërçin politik” - Biznesi, apel klasës politike: Kosovës i duhen institucione funksionale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke kërkuar nga partitë politike që të tejkalojnë ngërçin dhe të mundësojnë sa më shpejt formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.
Në një deklaratë për media, DHTIK ka vlerësuar se mungesa e institucioneve funksionale po krijon pasiguri dhe po shkakton dëme të mëtejshme për ekonominë dhe bizneset vendore. Sipas Dhomës, Kosovës i duhen institucione funksionale dhe vendimmarrje, ndërsa një tjetër cikël zgjedhor do ta thellonte edhe më shumë pasigurinë për komunitetin e biznesit dhe ekonominë.
“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë të domosdoshëm edhe për shkak të agjendës së madhe që e pret vendin në fushën ekonomike”, thuhet në deklaratë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka theksuar se ekziston një numër i madh ligjesh dhe çështjesh që kërkojnë ndryshime, plotësime apo rregullime të reja. Në mesin e tyre janë Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, legjislacioni për TVSH-në, Ligji për Pronën Publike, Ligji për Investime Strategjike dhe Ligji për Shoqëritë Tregtare.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka paralajmëruar se këto çështje nuk mund të mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve, pasi bizneset kanë nevojë për siguri juridike, politika të parashikueshme dhe lehtësim të barrës administrative e fiskale. Po ashtu, sipas kësaj dhome, nevojitet më shumë përkrahje për prodhimin vendor dhe investimet, si dhe krijimi i një klime më të favorshme për zhvillimin ekonomik.
DHTIK u ka bërë thirrje partive politike që interesin e vendit dhe të ekonomisë ta vendosin mbi dallimet politike, duke kërkuar përfundimin e procesit të konstituimit dhe krijimin e institucioneve që funksionojnë dhe marrin përgjegjësi. “Kosovës i duhen institucione funksionale dhe vendimmarrje, e jo një cikël tjetër zgjedhor”, theksohet në deklaratën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.
Kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm - Në rreth 70% të Francës për shkak të thatësirës
Qeveria franceze tha se gati 70% e vendit po përballet me kufizime në përdorimin e ujit të pijshëm, ndërsa kushtet e thatësirës përkeqësohen për shkak të......
Trump pretendon kontroll të plotë të Hormuzit - Irani vendos kushte për rihapjen e ngushticës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Marina Amerikane ka "100 për qind" kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani këmbëngul që Uashingtoni duhet......
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Kërkimet online gjatë ditëve të fundit tregojnë një miks interesash në vend, nga sporti dhe moti te informacionet praktike dhe destinacionet turistike. Disa......
Perimet dhe peshku, “luksi” i verës/ Rreth 10% më shtrenjtë se një vit më parë, ushqimet marrin sërish hov
Çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt në korrik, me presionin më të fortë që erdhi nga perimet, peshku dhe mishi. Në total, ushqimet dhe pijet joalkoolike u......
ARRSH sqaron hyrje-daljen në Papër: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme
Autostrada Elbasan–Rrogozhinë parashikon lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me aksin e ri Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar lidhur me......
Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8 në Maqedoninë e Veriut
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, ka njoftuar se ka nisur realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8, të......
Fund procedurave të gjata për të marrë hua - Zefi: Me Byrotë e kreditit, bankat do të vendosin më shpejt. Historiku financiar, kyç në vlerësim
Me krijimin e Byrove të kreditit, qytetarët nuk do të përballen më me procedurat e gjata që kanë aktualisht bankat për të dhënë kredi, pasi këto të fundit do......
Ashpërsohen masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë - Nëse kapesh për herë të dytë me alkool të hiqet përgjithmonë patenta
Prej 3 ditësh kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, masa që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe......

