Sigurimi i integritetit të valutës Euro në Kosovë/ BQK dhe BQE nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftimit të falsifikimit të kartëmonedhave euro. Në këtë mënyrë pritet të forcohet me tej ruajtja dhe integriteti i parasë së gatshme euro në qarkullim dhe sigurimi i stabilitetit financiar të vendit. Marrëveshja është nënshkruar nga Guvernatori i BQK, Ismaili dhe Presidentja e BQE, Lagarde.
Marrëveshja shënon një moment të rëndësishëm në përafrimin me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në luftën kundër falsifikimit të parasë, dhe vendos bazat për një bashkëpunim teknik të strukturuar, përfshirë shkëmbimin e informacionit përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS), i cili mbështet identifikimin dhe analizën e kartëmonedhave euro të falsifikuara.
Përmes kësaj Marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro dhe do të integrohet në rrjetin profesional të bashkëpunimit me bankat qendrore të Eurosistemit dhe institucione partnere jashtë zonës euro, përfshirë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ky bashkëpunim është rezultat i një përpjekjeje ndërinstitucionale në Republikën e Kosovës, e udhëhequr nga BQK, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të ndërtuar një kornizë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse kundër falsifikimit.
Marrëveshja forcon objektivat e përcaktuara në legjislacionin e përgatitur për luftimin e parasë të falsifikuar, i zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante vendore, në kuadër të projektit TAIEX të BE-së, i cili parasheh nisma për krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve në Kosovë, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së.
Lançohet platforma e re “Startup Albania”/ Rama: Përmes IA eleminojmë burokracitë për bizneset
Platforma “Startup Albania” do të jetë ura e re që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane. ......
Prezantohet platforma e re “Startup Albania"/ Rama: Shumë shpejt ngrejmë Këshillin Kombëtar për Inovacionin
Në mjediset e Innovation Hub (ish-Piramida) po prezantohet Platforma e re “Startup Albania” me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë......
Më shumë taksa për super të pasurit Evropa ka një sërë opsionesh. Por a do t’i arrijnë objektivat?
Qeveritë evropiane me buxhete të kufizuara që kërkojnë t'i tatojnë më shumë të pasurit për të mbushur boshllëqet në financat publike dhe për të korrigjuar......
Në Eurozonë mbizotëron frika nga tarifat e SHBA/ Buletini i BQE: Konsumatorët ulin shpenzimet, shmangin mallrat amerikane
Konsumatorët e Eurozonës kanë ndryshuar zakonet e tyre të konsumit në pritje të tarifave të SHBA-së, duke u larguar nga produktet amerikane dhe zvogëluar......
Projeksion rekord, 21.6 mln pasagjerë nga ajri/ Balluku: ICAO parashikon 2-fishim të transportit ajror deri në vitin 2040
Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil parashikon 2-fishim të numrit të pasagjerëve në transportin ajror, deri në vitin 2040. Të dhënat janë shpërndarë......
Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore
Sezoni i verës 2025 ka sjellë një panoramë interesante të lëvizjeve tregtare të Shqipërisë, ku kapitujt e importeve tregojnë ritme të papritura dhe shpesh të......
Turqia heq disa tarifa ndaj importeve amerikane/ Vendimi i qeverisë përpara takimit Erdogan-Trump
Turqia tha se kishte hequr tarifat hakmarrëse të vendosura në vitin 2018 mbi importet amerikane, duke filluar nga makinat e pasagjerëve deri te frutat, në......
Sa po mbështetet turizmi me kredi nga bankat? AAB: Gjatë vitit të kaluar, huamarrja e bizneseve të këtij sektori arriti në 9.1 mld lekë
Në një kohë kur turizmi po jep një kontribut të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, a po shtohen më shumë biznese në këtë sektor dhe sa po......





