Shtrenjtohet energjia në Kosovë - Zyra e Rregullatorit miraton rritjen mesatare prej 16.1%
Zyra e Rregullatorit për Energjinë në Kosovë ka miratuar tarifat e reja të ndryshueshme, që janë mesatarisht 16.1 për qind më të larta se ato aktuale.
Me 5 vota pro dhe asnjë kundër, janë miratuar tarifat për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut, ato për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes dhe tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal.
Anëtarët e bordit deklaruan se aprovimi i tyre është i domosdoshëm për të siguruar energji elektrike.
“Me pesë vota pro, aprovohen tarifat për konsumatorët universalë me shërbim universal, siç janë të përcaktuara kriteret në legjislacionin primar. Kategoritë që përfshihen janë konsumatorët shtëpiakë familjarë dhe bizneset e vogla, me qarkullim më pak se 10 milionë euro dhe më pak se 50 punëtorë,” thuhet në njoftim.
Nga data 1 maj, deri në 31 mars 2026, faturat e energjisë elektrike do të rriten mesatarisht me 16.1 për qind.
Tarifa e ditës për ata që shpenzojnë më pak se vlera prej 800 kilovatësh në muaj, nga 7.79 cent, ka shkuar në 9.05 cent për kilovat. Ndërsa tarifa e natës për ata që shpenzojnë më pak se 800 kilovatë në muaj, ka shkuar nga 3.34 cent në 3.88 cent për kilovat.
Për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, çmimi ka shkuar nga 13.29 centë në 15.43 centë gjatë ditës, ndërsa natën nga 6.27 në 7.28 cent.
Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë shprehur një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi. Ndërkohë rreth një javë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i propozoi Zyrës së Rregullatorit për Energji që për konsumatorët, të cilët shpenzojnë më pak se 800 kilovat energji elektrike të mos rritje të çmimit. Sipas ministres, vetëm 5 për qind e konsumatorëve e kalojnë këtë prag përgjatë gjithë vitit, ndërsa 35 për qind në disa muaj të vitit. Rizvanolli ka theksuar se humbjet në rrjet arrijnë 15 për qind, shumë më tepër se norma mesatare në Bashkimin Evropian prej 5-6 për qind. Por, së fundmi, Zyra e Rregullatorit për Energji nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa.
Sondazh

Lehtësohen hyrje-daljet në pikat kufitare - Ndryshon Kodi Doganor, procedura më të thjeshta për bizneset
Qeveria ka iniciuar ndryshime ligjore në Kodin Doganor shqiptar, të cilat synojnë qartësimin, plotësimin, saktësimin dhe harmonizimin e disa dispozitave, me......

“Të përjashtohen vendet e varfra nga tarifat reciproke” - OKB: Masat do të shkaktonin demë të mëdha në ekonomitë e tyre
Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit e OKB-së i ka kërkuar SHBA-së të përjashtojë vendet më të varfra dhe më të vogla të botës nga tarifat reciproke. Agjencia......

Kursi i këmbimit/ Rënie e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të djeshëm duke u blerë me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.5 lekë sipas kursit të......

Vota e emigrantëve/ KQZ: Mbi 87 mijë zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri më tani!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë......

Përfundon aksi Shëngjin-Velipojë/ Rama: Vlerë e shtuar për turizmin në veri të vendit!
Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes një video me pamje nga aksi i ri rrugor, tashmë i përfunduar, Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë......

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me elektoratin në qytetin e Vlorës. në fjalën e tij, kryedemokrati tha se Vlora do të......

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40 vjeç, jeton në Tiranë dhe është i përfshirë në politikë
“Scan Intel” ka sjellë shpesh herë profile të ndryshme bazuar në të dhënat zyrtare nga INSTAT apo EUROSTAT, duke dalë në një “identikit” të një shqiptari......

Kryeministri Rama: Në mandatin e parë, shlyem borxhet. Rruga Tiranë-Elbasan ishte pa projekt
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, morën pjesë në një një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030.......