Shtrenjtohen ndjeshëm transporti dhe energjia - ASK: Inflacioni në Kosovë arrin në 6.8 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026, duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018 me vit bazë 2025 dhe një metodologji të përditësuar. Sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në këtë raport, shkalla e inflacionit vjetor në Kosovë ka arritur në 6,8 për qind.
Megjithatë, në nivel mujor është shënuar një rënie e lehtë e çmimeve prej 0,4 për qind, kur krahasohet muaji maj me muajin prill të këtij viti.
Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në maj 2026 ishte 6,8 për qind më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje vjetore është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i madh në sektorin e transportit me 14,1 për qind, si dhe në grupin e strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 13,2 për qind.
Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5,6 për qind, restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5,3 për qind, ushqimet dhe pijet joalkoolike me 5,1 për qind, si dhe në shëndetësi me 4,1 për qind.
Ndërkaq, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake u shtrenjtuan me 3,6 për qind, krahas rritjeve më të vogla në kategoritë e rekreacionit, veshjeve dhe komunikimit. E vetmja kategori që shënoi rënie në nivel vjetor ishin shërbimet arsimore me 0,6 për qind.
Sa i përket ndryshimeve brenda muajit, rënia prej 0,4 për qind në maj krahasuar me prillin 2026 u diktua kryesisht nga ulja e çmimeve të transportit me 2,0 për qind, strehimit dhe energjisë me 0,7 për qind, si dhe ushqimeve e pijeve joalkoolike me 0,2 për qind. Nga ana tjetër, edhe gjatë këtij muaji pati rritje të lehta te pijet alkoolike, duhani dhe shëndetësia me nga 0,7 për qind secila, te mobiljet me 0,6 për qind, si dhe në kategoritë e informacionit, veshjeve dhe shërbimeve të restoranteve.
Cash-i dominon ende transaksionet në Shqipëri - BSH: Qarkulluan mbi 553 miliardë lekë në sportelet bankare gjatë tremujorit të parë të vitit
Paraja cash vijon të mbetet një nga format më të përdorura të transaksioneve në Shqipëri, pavarësisht rritjes së pagesave elektronike dhe përdorimit të......
Reforma në administratë, BE vlerëson progresin e Shqipërisë - Pirdeni: ASPA zgjeron trajnimet, 540 pjesëmarrës nga sektori privat
Reforma në administratën publike dhe modernizimi i shërbimit civil mbeten ndër prioritetet kryesore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë......
Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit - AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar
Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga......
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.2%/ Bujqësia kryeson rënien e punësimit, shërbimet shfaqin rritje
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregu i punës në Shqipëri paraqet një tablo të përzier në tremujorin e......
Hoxha në SEECP: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së ka hyrë në fazën më vendimtare, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po......
Peleshi takohet në Athinë me Plakiotakis: Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim zyrtar në Athinë me kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe nënkryetarin e......
Sula: Reforma e inspektimeve teknike duhet të fokusohet tek parandalimi i rreziqeve në ndërtime
Siguria në ndërtime duhet të trajtohet si një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, profesionistëve, universiteteve dhe sektorit privat, ndërsa sistemi......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta zbret në 188 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat do të hyjnë në fuqi më 10 qershor, duke......



