SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën: Veprimet e Qeverisë Kurti rritën paqëndrueshmërinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi këtë të premte Ambasada amerikane në Prishtinë. Në një njoftim në Facebook, Ambasada tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.
Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin dialogun strategjik këtë vit, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati njoftuar në janar për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për një dialog të tillë.
Ambasada amerikane tha të premten se SHBA-ja shpreson që këto përpjekje të vazhdojnë në të ardhmen, “kur kushtet të jenë të përshtatshme”.
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Egjiptin, etj.

A po arrin Shqipëria limitin e përfaqësimit? Nga numri ndër vite, tek propozimi për 101 deputetë. Si krahasohemi me Europën?
Në dekadat e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rënie të qëndrueshme të popullsisë, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm nga 3.2 milionë banorë në vitin......

Mbi 66 mijë mjete të regjistruara për herë të parë - 8-mujori, makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse
Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Gusht 2025, reflektojnë një rritje të numrit......

Investime strategjike në energji, turizëm dhe industri - Miratohen me procedurë të veçantë dy projekte
Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi katër statuse të reja për projekte që prekin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë turizmin, energjinë dhe......

“Përmbyset” harta e Shqipërisë? - Ndarje e re administrativo-territoriale. Reflektohet shpopullimi, fuqizohen njësitë
Harta e Shqipërisë do të ndryshojë. Territori i vendit do të ndahet në rajone të reja dhe numri i bashkive pritet të reduktohet. Pas 10 vjetësh nga reforma......

Kryeministri Rama mandatohet për formimin e qeverisë - Dekreti: Përgjegjës edhe për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual, “Diella”
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mandatuar kryesocialistin Edi Rama për herë të katërt si kryeministër. Rama mbërriti në Presidencë në mesditë, për të......

Green Coast Hotel - MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025
Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të......

Kompleks i ri për Kuvendin e Shqipërisë - Nga shtesat në godinën ekzistuese, te shembja e Piramidës. Cilët kanë qenë projektet e mëparshëm?
Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe......

Parlament me 101 deputetë! Cili mund të jetë impakti? Analiza e ndikimit ekonomik dhe institucional të vendimit të njoftuar nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që......