SHBA-ja dhe Kosova bisedojnë për zgjerimin e mundësive në fushën e energjisë dhe minierave

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, për zgjerimin e mundësive mes dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave.
“Ajo riktheksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, shkroi Ambasada në një postim në rrjetet sociale.
Aktualisht, Kosova nuk ka rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror e as sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori.
Për furnizim me energji elektrike, vendi mbetet i varur nga qymyri, pasi rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet Kosova A dhe B, që janë të vjetra.
Së voni, ministrja Rizvanolli shprehu gatishmëri për furnizim me gaz nga SHBA-ja gjatë Samitit Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në Uashington më 24 shkurt.
Gjatë samitit, Rizvanolli tha se për Kosovën përballueshmëria e energjisë mbetet prioritet kyç dhe shteti ndjek një qasje të dyfishtë: “rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese dhe eksplorimin e teknologjive të reja, përfshirë gazifikimin e thëngjillit, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë dhe kompanitë amerikane”.
Ndërkaq, në Strategjinë e Energjisë të Kosovës për periudhën 2022-2031 parashikohet mundësia që vendi të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen.
Megjithatë, për shkak se vendi nuk ka dalje në det, është më e vështirë që të ndërtojë infrastrukturë të gazit pa bashkëpunim me shtetet fqinje.
Një nga opsionet është lidhja me infrastrukturën e planifikuar në Shqipëri ose Greqi, veçanërisht përmes gazsjellësit TAP, ose përmes terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë.
SHBA-ja, ndërkaq, synon ta rrisë praninë në tregun evropian të gazit përmes të ashtuquajturit Korridori Vertikal, duke përdorur ose zgjeruar infrastrukturën ekzistuese energjetike në rajon.
Edhe pse nuk ka rrjet të gazsjellësve, gazi natyror përdoret në Kosovë në forma të tjera.
Ai importohet kryesisht në bombola ose cisterna dhe përdoret në sektorin e gastronomisë, për ngrohjen e disa shtëpive dhe në një masë më të vogël si karburant për automjete.
Këto forma të gazit janë zakonisht gaz i lëngshëm i naftës, i cili nuk lidhet me rrjete të mëdha të furnizimit energjetik.
Sipas të dhënave që Dogana e Kosovës ia dërgoi Radios Evropa e Lirë më herët gjatë këtij muaji, vlera totale e gazit të importuar kishte arritur në 19 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Rreth 2.5 milionë euro gaz janë importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi dy milionë euro nga Arabia Saudite, ndërsa pjesa tjetër nga vende si Kuvajti, Algjeria dhe disa shtete të Evropës.
Tema e gazit në Kosovë daton që sa vjet. Më 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e çonte përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Një arsye për mos çuar përpara projektin, Rizvanolli atëbotë kishte përmendur edhe çështjen e kostos së projektit. REL
Takimet në Ambasadën e SHBA: Marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri
Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, njoftohet për takimet që e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka patur së fundi me......
"Evropa fillon këtu", Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën......
“Shqipëria, sovranitet energjetik deri në 2030” - Karakaçi: Po punojmë me ndërkombëtarët që të krijojmë një fond financimi dhe eficience energjie
Deri në vitin 2030 synohet që Shqipëria të mos varet më nga importi i energjisë dhe të krijojë kështu një sovranitet energjetik. Kështu është shprehur......
“Shqipëria, ofertë shumë të mirë turistike” - Gonxhja: Lufta në Lindjen e Mesme po shton vizitorët
Lufta në Lindjen e Mesme mund të rrisë turizmin në Shqipëri. Kështu deklaroi ministri I Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një konferencë për......
Zbehet interesi për titujt e qeverisë - Investimet e qytetarëve në tregun primar zbritën në 23.8 miliardë lekë gjatë 2025
Gjithnjë e më pak qytetarë po shfaqin interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 2025......
Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë
Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës. Nga një vëzhgim i......
“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet, kursehen mbi 672 mln lekë nga buxheti
Gjatë vitit 2025, institucionet publike kanë vijuar të shpallin fitues në tenderë operatorë ekonomikë me oferta më të larta, duke rrezikuar rritje të kostove......
Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë......


