Kosova Postuar më 26 Mars 2025, 10:00

Rritja e çmimit të energjisë, Prishtina përgatitet për protesta - ZRRE: Nga data 1 prill energjia elektrike 15 për qind më shtrenjtë

Nga SCAN TV

Rritja e çmimit të energjisë, Prishtina përgatitet

Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Aktivistë dhe qytetarë kanë lajmëruar se do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes së tarifave prej të energjisë elektrike më 15 për qind.

Protesta është organizuar nga grupi ‘Asnjë cent ma shumë’, që ka bërë të ditur se fatura e lartë e energjisë është një barrë e rëndë për familjet kosovare, dhe përkeqëson më tej jetesën.

Pak ditë më parë edhe partitë e opozitës dolën kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë.

Partia Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar se qeveria aktuale, në emër të liberalizimit të tregut po favorizon një grup të vogël të tregtarëve të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare.

Sipas kësaj partie Qeveria duhet të ndalojë menjëherë këtë politikë të dëmshme dhe të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e konsumatorëve, në të kundërtën vendimi do të dërgohet për gjykim në Gjykatën Kushtetuese. Edhe Ramush Haradinaj në emër të AAK ka deklaruar se ‘Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët dhe pasurim për klikën e Kurtit’.

Sipas Zyrës Rregullatore të Energjisë së Kosovës rritja e çmimit të energjisë  me 15% është bërë 100% duke u bazuar tek inflacioni por edhe për faktin se Kosova ende mbetet në fund të listës së vendeve me çmimin më të lirë të energjisë elektrike. Sipas kësaj zyre rritja e çmimit është e domosdoshme për të mbuluar kostot e importit.

Sipas vendimit të marrë nga data 1 prill në Kosovë do të aplikohet çmimi i rritur i energjisë. 

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Mars Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 91.2 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat