Rritet paga minimale në Kosovë - Ministria e Financave: Nga 1 janari, 425 euro bruto. Më 1 korrik bëhet 500 euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, zbatimi i vendimit do të bëhet në dy faza, për t’ua lehtësuar punëdhënësve përshtatjen graduale me ndryshimin: Faza e parë: paga minimale 425 € bruto (nga 1 janari), faza e dytë: nga 1 korriku, paga minimale do të arrijë në 500 € bruto
“Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës. Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, nga komuniteti i biznesit ky vendim ishte konsideruar politik dhe i ngutshëm, pasi që sipas tyre, është marrë pa konsultim dhe pa analizë të thelluar.
Me 31 tetor 2025, Qeveria në detyrë vendosi rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale në Kosovë ishte 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit 2024, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashikonte një rritje në 264 euro bruto. Deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Cilën kartëmonedhë përdorin më shumë shqiptarët? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë kartëmonedhat për ekonominë shqiptare
Çdo ditë, shqiptarët paguajnë me cash për kafe, ushqime apo shërbime të vogla. Por cila kartëmonedhë kalon më shpesh nga dora në dorë? Dhe cila mban peshën......
Trump kërcënon tarifë 200% për verërat franceze - Pasi Macron nuk është i gatshëm t’i bashkohet “Bordin e Paqes”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendoste tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjën franceze, pasi presidenti francez Emmanuel Macron......
Podgorica synon të rifitojë pasagjerët e Tiranës - Vitin e kaluar 140,000 malazezë përdorën aeroportin “Nënë Tereza”
Aeroporti i Podgoricës shpreson se hapja e afërt e bazës së Wizz Air në kryeqytetin malazez do ta ndihmojë atë të rifitojë disa nga 140,000 shtetasit......
Biznesi optimist për BE-në, por kërkon informacion - Anketa/ Mungesa e transparencës, pengesë për përgatitjen e sipërmarrjen
Biznesi në Shqipëri e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian si një mundësi zhvillimi, por përballet me mungesë të theksuar informacioni dhe......
ChatGPT do përdorë bisedat e përdoruesve për reklama - Strategji fitimprurëse për investimin infrastrukturor 1.4 trilionë dollarë
OpenAI njoftoi se do të testojë reklama të bazuara në biseda brenda versionit falas për përdoruesit e rritur amerikanë të regjistruar. Gjithashtu, kompania......
Japonia rrezikon destabilitet financiar - Zgjedhje të parakohshme, Kryeministrja: Përjashtim 2-vjeçar nga taksa e konsumit
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi shpalli zgjedhje të parakohshme me premtimin e pezullimit të një takse ushqimore prej 8% për dy vjet, pavarësisht......
Problem në linjën OST/ Normalizohet furnizimi me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit
Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në......
Mbështetje 5.2 miliardë lekë, Salla i nis nga Librazhdi dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare......


