Kosova Postuar më 25 Qershor 2026, 10:23

Rriten eksportet e Kosovës - Zgjerohet tregtia me BE dhe CEFTA

Nga Dorian Koça

Rriten eksportet e Kosovës - Zgjerohet tregtia me BE dhe CEFTA

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, megjithëse eksportet janë rritur me 15.7 për qind në baza vjetore, importet vazhdojnë të dominojnë tregtinë e jashtme të vendit, me një vlerë prej 638.6 milionë euro.

“Eksporti i mallrave në muajin maj 2026 kishte vlerën 94,1 milionë euro, ndërsa importi 638,6 milionë euro, që është një rritje prej 15,7% për eksport, si dhe një rritje prej 5,6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në njoftim.

ASK thekson se grupet kryesore të eksportit janë 27,5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8,9% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 8% e përbëjnë produktet minerale; etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,2% e përbëjnë produktet minerale, 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,7% e përbëjnë mjetet e transportit; 10,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milionë euro, ose rreth 32,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,3 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,9%), Italia (4,9), Holanda (2,7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 301,3 milionë euro, ose 47,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,1%), Italia (8,8%), Polonia (4,1%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 43,1 milionë euro, ose 45,7 % të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 24,6 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,4%), Shqipëria (14,8%), Mali i Zi (6,6%), Serbia (6,4%), etj.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 85,3 milionë euro, ose 13,4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (4,1%), Serbia (3,2%).

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat