Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për çmimet tavan për produktet bazë dhe sigurimet shëndetësore

Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar të premten projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore, të cilat duhet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për miratim para se të bëhen ligje. Kjo është një përpjekje e re e Kurtit për t’i fuqizuar këto dy ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar që të dyja gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar. Projektligji për çmimet tavan, i njohur si projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut, vjen po ashtu në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur frikën për rritje zinxhir të çmimeve, sidomos atyre bazike.
Vetëm brenda pak javësh, çmimi i një litri naftë në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur deri në 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit. Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij për këtë projektligj, Kurti tha: “Po e sjellim për miratim këtë projektligj, i cili vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tanë e kanë përjetuar: rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje”.
Projektligji vendos një baraspeshë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për ta mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme, sipas Kurtit.
Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023, kur gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, tha gjatë paraqitjes së projektligjit tha se në hartimin e tij e ka marrë parasysh rekomandimet e Kushtetueses. Ajo tha se projektligji i ri përcakton dy lloje të masave të përkohshme: caktimin e marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar për produktet bazë. Ligji i kaluar, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i cilësonte produkte themelore: drithërat, bukën, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie.
Ligji për sigurimet shëndetësore
Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në janar, pasi ajo gjeti se ky ligj ishte miratuar në mënyrë jokushtetuese.
Gjykata tha në vendimin e janarit se Kuvendi e miratoi atë më 5 dhjetor 2024 duke bërë shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës. Duke e paraqitur projektligjin e ri të premten, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo është “një nga nismat më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetësisë në vendin tonë”. Ai tha se përmes këtij ligji do të themelohet një fond i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Kosovës. Projektligji përfshin të gjithë popullatën e vendit, synon ofrimin e qasjes universale në shërbime themelore shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, theksoi ai.
Ai parasheh edhe rregullimin e kontributeve për sigurimin shëndetësor si burim i financimit të kujdesit shëndetësor, i cili do të jetë shtesë mbi financimin e tanishëm nga buxheti i shtetit.
Kjo është një përpjekje 10-vjeçare për sjelljen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vend. Mungesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor besohet se i ka dëmtuar të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos shtresat e varfra të shoqërisë dhe grupet e cenueshme, si pensionistët dhe rastet sociale.
Shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Kosovë ofrohen pa pagesë vetëm për kategori të caktuara, si fëmijët, pensionistët apo rastet sociale, ndërsa për të tjerët vlen bashkëpagesa për kujdes shëndetësor.
Shuma e saj varion - nga 1 deri në qindra euro - varësisht nga shërbimi që merr pacienti.
Për ato trajtime që nuk realizohen në institucionet publike, përgjegjësinë e mbulimit të kostove e ka Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë. Por procedurat burokratike, derisa pacientët t’i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me javë të tëra, e nganjëherë edhe muaj. Prandaj, shumë qytetarë detyrohen t’i përballojnë vetë shpenzimet - qoftë në spitale private, qoftë jashtë shtetit.
Sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private.
Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta 224 lekë për litër, benzina 181 lekë për litër
Nga ora 20.00 e ditës së sotme në fuqi hyjnë çmime të reja për shitjeën e karburanteve në tregun e pakicës dhe shumicës. Bordi i Transparencës i publikoi......
Rama me kryebashkiakët: Disa bashki kanë ecur mirë me projektet për Paketën e Maleve
Zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit kulturor, ecja përpara me procesin e legalizimit, administrimi i mbetjeve urbane dhe zhvillimi i arsimit ishin disa nga......
Rama: Task-forcë për mbeturinat. Forcojmë kapacitetet e emergjencave
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutoi për zgjidhjen e disa problematikave. Ai u shpreh për ngritjen e një task-force......
Malaj: Qeveria ul akcizën e karburanteve me 20% nëse çmimet rriten mbi pragun
Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt Normativ për uljen e akcizës së karburanteve, si masë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, të......
Rritja e çmimeve në tregje largon blerësit - Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve po ndjehet gjithnjë e më shumë në buxhetet familjare, teksa produktet bazë po kushtojnë më shtrenjtë nga java në......
A do formalizohet sektori i bukurisë me pagat indikative? - Hasalla: Tatimet duhet ta ndjekin me rigorozitet që të japë efektin e duhur
Sektori i kujdesit personal, një nga më të ekspozuarit ndaj informalitetit, është vënë në qendër të vëmendjes së Administratës Tatimore. Përmes përcaktimit......
Hekurudhat, projekte mbi 1.7 mld euro - Prioritetet 2027-2029, kosto për Durrës-Prishtinë 750 mln euro
Qeveria ka identifikuar një sërë projektesh prioritare në sektorin e transportit hekurudhor për periudhën 2027–2029, një pjesë e të cilave klasifikohen me......
Çfarë pronash mund të blihen në Shqipëri me 50 mijë euro? Qytetet e vogla ofrojnë mundësi për investime të përballueshme
Sipas studimit të Investropa, prona me çmim të përballueshëm nën 50,000 euro janë ende të pranishme në tregun shqiptar, duke ofruar mundësi të shkëlqyera si......


