Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve!
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Masa është marrë pasi Brazili konfirmoi të premten shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë, ndërsa tha se po heton raste të tjera të dyshuara.
Autoritetet kosovare kanë thënë se vendimi për ndalimin e mishit të pulës nga Brazili “synon të mbrojë shëndetin publik dhe të parandalojë përhapjen e mundshme të sëmundjes në territorin e Kosovës”.
Edhe Bashkimi Europian njoftoi një ditë më parë se Brazilit, eksportuesit më të madh të shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor të mishit të shpendëve në BE, ia ka ndaluar të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në vendet e bllokut.
Ferma e shpendëve, vendi i shpërthimit të gripit të shpendëve në Rio Grande do Sul, Brazil, më 17 maj 2025.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se masa “do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, gjithmonë bazuar në situatën epidemiologjike në Brazil dhe rivlerësimit të rrezikut nga AUV”.
Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit.
“Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Sondazh

Kina vendos tarifa për produktet e plastikës - Masa synon importet nga SHBA, BE dhe Japonia
Kina ka vendosur tarifa për disa importe të plastikës që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia. Masat vijnë mes tensioneve tregtare me......

Pasuri që rrjedhin nga veprimtari kriminale - Policia sekuestron 228 mijë euro, 1 apartament dhe 2 automjete!
Policia e Shtetit njofton se Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të......

Treguesit, më pak humbje energjie në rrjet - Tirana dhe Shkodra me humbjet më të larta, më mirë renditen Korça e Gjirokastra
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistruan në 17.93%, apo 1% më pak se një vit më parë kur energjia që humbte në rrjet......

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? - Eksperti: Instrument që mund të përdoret për pastrim parash
Të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc, do të kenë të drejtën që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vjet mbrapsht, duke korrigjuar zërat e ndryshme......

Vetëm 13.3% rimorën patentën pas humbjes së pikëve - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......

“Rusia e Ukraina të nisin menjëherë bisedimet për armëpushim” - Trump nuk u bashkohet sanksioneve të reja të BE-së ndaj Moskës
Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim pas një telefonate me Vladimir Putin. Ai nuk tregoi gatishmëri për......

Reklama e turizmit nga samitet dhe aktivitetet - Kasa: Pritet një rritje e fluksit me 15-20%, më shumë të ardhura se turistë
Viti që lamë pas rezultoi me 11.7 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë dhe me 4.5 miliardë euro të ardhura nga sektori i turizmit. Me muajin maj......