Prodhimi kosovar në rrezik, tregu plot mallra serbe - Aleanca Kosovare e Bizneseve: Ky është “pushtim i heshtur”
Prodhimi vendas në Kosovë është i rrezikur në një kohë që tregu është i mbushur me mallra të Serbisë. Për Aleancën Kosovare të kështu po vihet në rrezik vetë pavarësia ekonomike e Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga kjo organizatë, importet nga Serbia janë rritur me mbi 118% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga 50.64 milionë euro në 110.53 milionë euro. “Kosova po përballet me një kthim prapa të rrezikshëm në aspektin ekonomik dhe politik. Importet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante. Kjo rritje nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por një sinjal i qartë i rrënimit të prodhuesve vendorë”, thuhet në një reagim të AKB-së.
Sipas AKB-së, kjo situatë është pasojë direkte e heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe në tetor të vitit të kaluar, që sipas tyre vendimi u mor pa kushte nga Qeveria e Kosovës nën presionin e faktorëve ndërkombëtarë dhe serbë. “Një ekonomi që lejon dominimin e një shteti që ende nuk e njeh pavarësinë tonë, është një ekonomi që rrezikon të bjerë në varësi të një strukture tregtare pa reciprocitet dhe pa kritere të qarta mbrojtëse. Ironikisht, ata që dikur protestonin kundër “maunave serbe” dhe kundër tregtisë së lirë me shtetin që e mohon Republikën e Kosovës, sot heshtin, madje e lehtësojnë hyrjen masive të këtyre mallrave.”, paralajmëron AKB.
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon urgjentisht ndërgjegjësim qytetar dhe institucional për të mbrojtur prodhimin vendor. Ajo bën thirrje për konsumimin e produkteve vendore dhe për një strategji ekonomike që promovon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës. Por në reagimin e tij pas këtij qëndrimi ministri në detyrë i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka thënë se shifrat e imprteve nga Serbia janë keqinterpretuar.

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike, Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë për çdo abonent
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se krahasuar......

Lirimi i hapësirave publike në Theth, Rama: Kabinat do i marrë shteti. Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet e tij sociale, lidhur me zaptimin e hapësirave publike. Këtë herë numri një i qeverisë është......

Tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore nis fushatën sensibilizuese për faturat fiskale. - Pas dy javësh fillojnë penalitetet
Administrata Tatimore nis fushatën informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale, në funksion të......

19 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit/ AKMC: Vetëm gjashtë janë ende aktive!
Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë vatra janë ende......

‘Dy parkime publike nëntokësore në Vlorë’ - Rama: Paketë e re ligjore për ujin e pijshëm!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit vendorë të bashkisë së Vlorës si dhe deputetë të qarkut ku u diskutuan problematikat që janë......

A është Europa e përgatitur për luftë? - Më zvogëlimin e mbështetjes nga SHBA, NATO po forcon kufirin lindor me Rusinë
Ushtarë të kamufluar, me armët gati për të qëlluar, artileri dhe më pas shpërthime në kufirin midis Rusisë dhe Finlandës. Mund të duken si skena lufte, por......

Sejko pret ambasadorin Ventura: Zgjerim i bashkëpunimit financiar me Spanjën!
Në datën 7 korrik 2025, Guvernatori Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri,......

Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë! - Hasani: Moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe!
Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, një investim që shënon një moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe. Në......