Prishtina, taksë 10 euro për automjetet jo-rezidente? - Qytetarët dhe ekspertët, kundër: “Diskriminuese dhe përjashtuese”

Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat përfundimtare për një draft-rregullore të re që parashikon vendosjen e një takse prej 10 euroh për çdo qytetar jo-rezident që hyn me automjet në qendër të kryeqytetit, si dhe një tarifë prej 1 euro për natë për vizitorët që qëndrojnë në Prishtinë. Pagesa do të realizohet përmes pikave të autorizuara të hyrjes, sistemit elektronik, ose platformave të tjera të miratuara nga komuna.
Nisma ka ngjallur reagime nga qytetarët dhe ekspertët, të cilët e kanë cilësuar si barrë shtesë dhe të padrejtë.
Sipas ekspertëve, dokumenti ka ndryshuar interpretim nga zyrtarët komunalë, duke u paraqitur fillimisht si taksë për hyrje në komunë, e më pas si taksë për zonën qendrore. Ata ngrejnë shqetësime për trajtimin e barabartë, duke theksuar rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vlerësimin e rasteve të ngjashme. “Gjykata Kushtetuese në disa raste ka konstatuar se institucionet e kanë ndjekur parimin diskriminues në politikat, ose nismat e tyre,” shprehen ekspertët.
Sipas tyre, taksa e propozuar konsiderohet se është diskriminuese dhe përjashtuese dhe si e tillë kërkohet që Komuna e Prishtinës të heqë dorë nga kjo ide. Ata mendojnë se problemi i trafikut në Prishtinë nuk zgjidhet me këtë masë, por me politika të tjera si menaxhimi i parkingjeve dhe infrastruktura.
Drafti ndodhet aktualisht në konsultim publik, ndërsa Komuna ka paralajmëruar edhe një takim me qytetarët për diskutim.
Transformimi i Pallatit të Kongreseve, shpallet projekti fitues
“Herzog & de Meuron Basel Ltd” është kompania me projektin fitues për transformimin e Pallatit të Kongreseve. 5 kompanitë finaliste shpalosën vizionin e......
'Tirana Grand Prix–Warm Up' rikthen makinat historike në sheshin “Nënë Tereza” më 6 qershor
Automjetet klasike dhe atmosfera e automobilizmit retro do të rikthehen në zemër të kryeqytetit me aktivitetin “Tirana Grand Prix – Warm Up”, i cili do të......
Tatimet: Të ardhurat në maj 2026 arrijnë 36.5 miliardë lekë, 10.6% më shumë se një vit më parë
Të ardhurat tatimore kanë vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit maj 2026, duke regjistruar një rritje të ndjeshme si ndaj planit të parashikuar, ashtu......
“Integrimi hyn në fazën më kërkuese” - Rama me Presidentin e KiE: Domosdoshmëri të fillojmë mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Karrierë e re pas të 30-ave, trendi që po fiton terren - Ekspertët: Rikualifikimi profesional, zgjedhja e re e të rriturve
Dikur konsiderohej një vendim i vështirë dhe i rrezikshëm. Sot, ndryshimi i profesionit pas moshës 30 apo 40 vjeç po kthehet në një fenomen gjithnjë e më të......
Gazi natyror, hapet rruga për impiantet e vogla - ERE nis ndryshimet në rregulloren e licencimit, shtohen si aktivitete të reja në sektor
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për ndryshimin e rregullores që përcakton procedurat dhe afatet për licencimin e aktiviteteve në sektorin e......
Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te të rinjtë. Vendi po humbet brezat e rinj. Shtohen të moshuarit
Ndërsa numri i banorëve bie nga viti në vit, ndryshimet më të dukshme po shfaqen në strukturën sipas moshës, ku grupmoshat e reja po pakësohen, ndërsa pesha......



