Presidentja Vjosa Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardhshme

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “World Governments Summit”, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjersa ka folur për vizionin e Kosovës drejt së ardhmes. Osmani ka theksuar se ekonomia globale po kalon një nga transformimet më të thella ndër breza, ndërsa para rikujtoi se shteti i Kosovës doli nga një luftë gjenociale me vuajtje të mëdha dhe se çdo diskutim mbi rritjen e gjeneratës së ardhshme duhet të nisë me një kuptim të së kaluarës sonë. “Për Kosovën, çdo diskutim mbi rritjen e gjeneratës së ardhshme duhet të nisë me një kuptim të së kaluarës sonë dhe të qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme të popullit tonë. Sepse vetëm 26 vite më parë, kur ne ishim fëmijë, Kosova doli nga një luftë gjenocidale me vuajtje të mëdha, infrastrukturë të shkatërruar dhe një ekonomi që duhej rindërtuar nga hiçi. 80% e popullsisë sonë u zhvendos dhe u bë refugjate, shtëpitë tona u rrafshuan me tokën, dhe njerëzit tanë vajtuan humbjen e të dashurve në një luftë që la pas aq shumë dhimbje. Megjithatë, Kosova u ringrit nga hiri. Ne të gjithë u kthyem në atdhe, edhe pse shtëpitë tona ishin shkatërruar plotësisht.
Ne rindërtuam gjithçka. Rindërtuam shtëpitë tona, por rindërtuam edhe shpirtin tonë me një qëndrueshmëri të palëkundur. Dhe brenda një brezi të vetëm, Kosova është shndërruar në ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajonin tonë, një rezultat i njohur vazhdimisht nga Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare”, tha ajo.
Osmani potencoi para të pranishmeve se Kosova nuk është më një histori rreziku, por një vend me potencial të jashtëzakonshëm. “Kosova sot nuk është më një histori rreziku... Nuk është më një vend i brishtë apo i prekur nga konflikti, por një vend me potencial të jashtëzakonshëm. Kosova, pa shumë zhurmë ka kaluar një prag historik. Themelet janë të forta, trajektorja është e qartë dhe mundësia është reale. Ky transformim nuk ndodhi rastësisht. Ai ndodhi si rezultat i zgjedhjeve që bëmë. Ne zgjodhëm hapjen, zgjodhëm partneritetet dhe zgjodhëm ta ankorojmë të ardhmen tonë në një botë bashkëpunimi dhe aleancash të qëndrueshme. Por, mbi të gjitha, ky transformim ndodhi falë qëndrueshmërisë së popullit tonë. Sepse, në fund të fundit, suksesi ekonomik i çdo vendi varet në masë të madhe nga kapitali i tij njerëzor, nga njerëzit e tij”, tha ajo.
Osmani tregoi më tej se Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë dhe kjo është një avantazh strategjik. “Nga themelues që kanë ndërtuar platforma teknologjike rajonale dhe ndërkombëtare, te inxhinierë të rinj softuerësh dhe dizajnerë produktesh që punojnë për tregje globale nga qytetet e Kosovës, talenti ynë në fushën e TIK-ut tashmë po konkurron në nivel ndërkombëtar. Ata na frymëzojnë vazhdimisht. Janë të guximshëm, kureshtarë dhe të lidhur globalisht. Po aq të rëndësishme janë gratë që po udhëheqin ndryshimin në teknologji dhe inovacion. Nismat e themeluara për të fuqizuar vajzat dhe gratë e reja në programim dhe aftësi digjitale kanë ndihmuar në hapjen e dyerve për një brez të ri zhvilluese, inxhiniere dhe lidere teknologjie, të cilat sot janë pjesë e forcës në rritje të sektorit të TIK-ut. Ne po investojmë në një brez që është i sigurt në vetvete, i aftë dhe i pajisur me shkathtësi; një brez që mendon në mënyrë kritike, përshtatet shpejt dhe i shndërron idetë në ndikim real. Qëllimi ynë është të sigurojmë që të rinjtë në Kosovë të mos përgatiten vetëm për vendet e punës së sotme, por të fuqizohen për të formësuar mundësitë e së nesërmes”, tha ajo.
“Përgjegjësia jonë, veçanërisht si ekonomi të gjeneratës së ardhshme, nuk është vetëm të përshtatemi apo të adoptojmë inteligjencën artificiale, por ta bëjmë atë të funksionojë për njerëzit, jo në vend të tyre. Të sigurohemi që ajo ta forcojë gjykimin njerëzor, jo ta zëvendësojë atë. Të sigurohemi që ajo t’i shërbejë shoqërisë, jo ta kontrollojë atë.
Kështu do të formësohet e ardhmja: jo nga ata që shpikin makinat më të shpejta, por nga ata që mendojnë edhe për përafrimin e inteligjencës, qoftë artificiale apo njerëzore, me qëllimin, me etikën dhe me të mirën e përbashkët”, tha ajo.
Presidentja e Kosovës më tej tha se Kosova po pozicionohet si një vend i besueshëm për të investuar. “Prandaj po mbështesim krijimin e një mjedisi ku bizneset tona janë të sigurta në vetvete, të orientuara drejt tregjeve të jashtme dhe të gatshme të konkurrojnë dhe të bashkëpunojnë me botën”, tha ajo.
Mbështetja për bujqësinë, zëvendës kryeministrja Balluku dhe ministrat Malaj e Salla përmbyllin takimet
Dialogu i qeverisë me fermerët për ndryshimet në skemën e subvencioneve për bujqësinë në vitin 2026, është përmbyllur me një takim final në qarkun e Fierit.......
Kryeministri Rama në Vatikan, vizita nis nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Vatikan. Në një postim në rrjete sociale Rama ka shkruar: VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë,......
Rihapet TikTok-u, qeveria shfuqizon masat për kufizimin e aksesit në platformën kineze
Qeveria ka vendosur të heqë masat e përkohshme për kufizimin e aksesit në platformën “TikTok” në territorin e Shqipërisë, me argumentin se tashmë janë......
Shqipëria, vend kyç për qendrat e të dhënave, Salla: Energjia e rinovueshme na bën konkurues
Energjia e rinovueshme dhe kostot konkurruese po e kthejnë Shqipërinë në një vend kyç për ndërtimin e qendrave të të dhënave. Investimi i ri prej 100 milionë......
Mungesat në Këshillin Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë shtyn vendimarrjen e politikës monetare
Për shkak se Këshilli Mbikqyrës është i paplotësuar me anëtarët, për shkak të përfundimit të mndatit për 6 prej tyre, Banka e Shqipërisë ka shtyrë sot për në......
20 milonë USD për pikat e inspektimit kufitar - Sfidat e integrimit në BE, Salla: Rrisim sigurinë ushqimore
Qeveria parashikon të kryejë një investim prej rreth 20 milionë dollarësh për ndërtimin e 7 Pikave të Inspektimit Kufitar, si dhe për forcimin e mëtejshëm të......
Evazion fiskal nga postat private? - Prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kontrollet në disa subjekte
Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen......
Me ftesë nga Selia e Shenjtë, kryeministri Rama niset drejt Romës- Do të pritet në Vatikan nga Papa Leoni XIV
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe......


