Presidentja e Kosovës, Osmani takohet me sekretarin e Shtetit, Rubio: “Të gatshëm për të çuar përpara axhendën e paqes dhe stabilitetit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit, me Sekretarin Marco Rubio. Në një postim në rrjetet sociale, presidentja Osmani thekson se “me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj”!
Sipas Osmanit, në takim u diskutuan mundësitë për forcimin e aleancës sonë, si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë. Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik.
“Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyçe për paqen e stabilitetin në rajon”, thekson presidentja e kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubio bëri të ditur se është takuar me presidenten Osmani, të cilën e ka falënderuar për përkushtimin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
“U takova me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit, duke qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes. Gjithashtu e falënderova presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, ka shkruar Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
“Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar” - Ministrja Sala, marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nënshkroi një marrëveshja dyvjeçare bashkëpunimi me Drejtorin Rajonal për Europën të Organizatës......
Tirana “e ngopur” me terminale POS - BSH: Qytetet e vogla, si Gjirokastra dhe Lushnja “parakalojnë” kryeqytetin në rritjen e tyre
Një numër rekord biznesesh në qytetet e vogla janë pajisur me terminal POS gjatë 2025, duke i ofruar kështu mundësinë klientëve të tyre, qofshin ata......
3 mld euro për ndërtimin e hekurudhës së re - Kroaci, linja e re do të lidhë Ballkanin me Europën Qendrore
Operatori shtetëror i infrastrukturës hekurudhore në Kroaci, “HZ Infrastruktura”, njoftoi se ka shpallur një tender publik për shërbime konsulence për......
Lehtësohen kontrollet për subjektet korrekte - Cilët janë sektorët nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës?
Siguria dhe shëndeti në punë mbeten prioritet absolut për Inspektoriatin e Punës për vitin 2026, veçanërisht në sektorë si ndërtimi dhe minierat, të cilët......
Projekti europian për një “Bord të Paqes” kontinental - Pesë ministrat e mbrojtjes planifikojnë rritje të shpenzimeve
Një projekt me vlerë miliona euro po iniciohet nga pesë fuqitë më të mëdha mbrojtëse të Europës me qëllim prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me kosto......
Trump njofton tarifa të reja globale prej 10% - Pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendosi një tarifë të re globale prej 10% dhe do të vazhdojë me masa alternative tregtare, pasi Gjykata Supreme......
Çfarë mund ta fuqizojë SHBA gjatë 2026? - Integrimi i gjerë në IA, fokus primar i rimëkëmbjes financiare
Rritja ekonomike e SHBA u ngadalësua më shumë se sa pritej në tremujorin e fundit të vitit 2025. Shkak janë ndërprerjet funksionale federale si pasojë e......
Kina shfaq robotët humanoide të arteve marciale - Nis gara botërore. A duhet të shqetësohet Evropa?
Kina ka përshpejtuar përpjekjet për të ndërtuar robotë më të aftë të mundësuar nga inteligjenca artificiale me më pak kontribut njerëzor. Makineritë e këtij......


