Kosova Postuar më 12 Shtator 2025, 19:21

Pezullimi i dialogut nga SHBA, Lidhja e Bizneseve: Goditje ekonomike për Kosovën

Nga SCAN TV

Pezullimi i dialogut nga SHBA, Lidhja e Bizneseve: Goditje ekonomike për

Pas njoftimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën, ka reaguar edhe nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Sipas kësaj organizate të biznesit pezullimi i këtij dialogu është goditje politike, diplomatike dhe ekonomike për Kosovën. Në një komunikatë të posacme thuhet se ‘‘Ky zhvillim përbën një sinjal serioz për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të vendit tonë dhe ngre shqetësime për marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh dhe më të besueshëm historikisht. Kosova nuk ka luksin të humbasë mbështetjen e SHBA-së. E ardhmja jonë ekonomike, siguria dhe zhvillimi afatgjatë janë të ndërlidhura ngushtë me këtë partneritet strategjik. Çdo hap që cenon këtë marrëdhënie dobëson perspektivën tonë për stabilitet dhe për integrim në ekonominë globale’’. Lidhja e Bizneseve kërkoi që institucionet e vendit të veprojnë me përgjegjësi të lartë politike dhe diplomatike. ‘‘Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje institucioneve të vendit të veprojnë me përgjegjësi të lartë politike dhe diplomatike, duke riforcuar koordinimin me partnerët amerikanë dhe duke rikthyer besimin në këtë raport strategjik. Vetëm përmes një qasjeje të qëndrueshme dhe bashkëpunuese, Kosova mund të mbrojë interesin e saj kombëtar, të sigurojë investime të reja dhe të krijojë mirëqenie për qytetarët e saj’’, thuhet në komunikatë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat