Kosova Postuar më 10 Shkurt 2025, 19:38

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, udhëheq Vetëvendosja

Nga SCAN TV

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, udhëheq

Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë.
Sipas KQZ partia kryesuese është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të totalit të votave.

Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6%.

Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.

Partisë së drejtuar nga Albin Kurti, për të qeverisur do t'i duhet një koalicion paszgjedhor, gjë që ai gjatë fushatës e ka refuzuar. Një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar edhe dy partitë e tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat