Kosova Postuar më 30 Mars 2026, 11:53

Pagë e 13-të për punonjësit e administratës - Qeveria e Kosovës miraton vendimin. Hyn në fuqi të martën

Nga Dorian Koça

Pagë e 13-të për punonjësit e administratës - Qeveria e

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Kryeministri, Albin Kurti tha se ky vendim është një shprehje konkrete e mirënjohjes për kontributin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Siç kemi premtuar po e realizojmë këtë zotim duke dëshmuar që përgjegjësia ndaj punëtorëve përkthehet në verime konkrete. Pagesa e 13-të synon të mbështesë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të lehtësojë barrën financiare. Njëkohësisht ky hap kontribuon në rritjen e motivimit dhe dinjitetin në shërbimin publik. Vendimi është marrë duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e përgjegjshëm të buxhetit të shtetit. Qeveria mbetet  përkushtuar të vazhdojë me politika që e focojnë administratën publike dhe mbështesin ata që i shërbejnë qytetarëve çdo ditë me punë”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se pagën e 13-të do ta përfitojnë edhe punonjësit që kanë më pak se 12 muaj të plotë në sektorin publik.

“Kemi hasur edhe në raste kur ka ta zëmë situata që nuk i kanë përmbushur të gjithë 12 muajt. Për të qenë sa më korrekt, jemi dakorduar me Thesarin dhe kemi siguruar edhe fonde të mjaftueshme që për këta persona që nuk i kanë të përmbushur 12 muaj të plotë, të jepet paga e pjesshme. Pra, për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar këta muajt e fundit, në 12 muajt e fundit, proporcionalisht u takon edhe një pjesë e pagës së 13-të. Ngjashëm veprohet edhe e ata që punojnë me orar të shkurtuar, jo me orar të plotë”, sqaroi ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, punonjësit e larguar nga administrata së fundmi nuk do të përfshihen në listën e pagës së 13-të.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat