Pagat minimale në Evropë - Cilat shtete kanë rrogat më të larta? Kryeson Luksemburgu me 2,704 euro
Miliona punonjës në Bashkimin Evropian vazhdojnë të marrin paga minimale, që synojnë të ofrojnë një standard bazë jetese, megjithëse shpesh nuk është rritur në përputhje me inflacionin. Sipas të dhënave të Eurostat, deri në korrik 2025, paga minimale mujore bruto në vendet e BE-së varionte nga 551 euro në Bullgari, deri në 2,704 euro në Luksemburg.
Kur përfshihen edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE, Ukraina qëndron në fund të listës, me një pagë minimale prej vetëm 164 eurosh. Ndërkohë, pesë vende të BE-së, si Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda, nuk kanë vendosur një rrogë minimale kombëtare.
Përveç Francës, që ofron 1,802 euro, të gjitha vendet me pagat më të larta minimale i kalojnë 2,000 euro në muaj. Këtu përfshihen Irlanda me 2,282 euro, Holanda me 2,246 euro, Gjermania me 2,161 euro dhe Belgjika me 2,112 euro.
Në një nivel më të mesëm ndodhen shtetet me rroga minimale që variojnë nga 1,000 deri në 1,500 euro në muaj. Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja me 1,381 euro, Sllovenia me 1,278 euro, Polonia me 1,100 euro, Lituania me 1,038 euro, Greqia me 1,027 euro, dhe Portugalia me 1,015 euro.
Në fund të tabelës ndodhen kryesisht shtetet e Evropës Lindore dhe të Ballkanit. Disa prej tyre janë edhe vende kandidate për në BE. Këto janë Maqedonia e Veriut me 584 euro, Turqia me 558 euro, Bullgaria me 551 euro, Shqipëria me 408 euro, Moldavia me 285 euro dhe Ukraina me 164 euro.
Për të bërë një krahasim më të drejtë mes vendeve, përdoret standardi i fuqisë blerëse (PPS), një njësi artificiale që mat atë që njerëzit realisht mund të blejnë në secilin vend. Kjo metodë tregon sa vlen një pagë në terma të kostos së jetesës.
Në këtë mënyrë, diferenca mes Luksemburgut dhe Bullgarisë, që në terma nominalë është 4.9 herë, ngushtohet në vetëm 2.3 herë kur llogaritet sipas këtij standardi. Megjithatë, Luksemburgu mbetet në krye edhe në këtë aspekt, me një pagë minimale prej 2,035 njësish, ndërsa Estonia renditet e fundit nga anëtarët e BE-së.

Projekti i ri energjetik lidh Kretën me kontinentin - Ndërlidhja synon të sigurojë furnizim elektrik për rajonin e Mesdheut
Një projekt madhor i kabllos energjetike nënujore ka lidhur me sukses ishullin e Kretës me rrjetin elektrik të pjesës kontinentale të Greqisë, duke shënuar......

BE, e pambrojtur nga sulmet kibernetike? - Tetë vende të BE-së ende nuk kanë rregullore për sektorët kritikë
Bullgaria, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia nuk kanë miratuar ende rregullat e sigurisë kibernetike për sektorët kritikë,......

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tarifor - Trump shtyn masat për 90 ditë. Palët do të rinisin bisedimet tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjatur armëpushimin e tij tarifor ndaj Kinës për 90 ditë të tjera. Trump nënshkroi një urdhër......

Aviacioni gjerman, në “rënie të lirë” - Linjat ajrore largohen për shkak të kostove të larta
Linjat ajrore po tërheqin avionët e tyre nga Gjermania për shkak të rritjes së madhe të kostove të vendosura nga shteti, tha Shoqata Gjermane e Aviacionit,......

Rruga Berat- Ballaban, avancojnë punimet- Balluku inspekton punimet: I aksesueshëm brenda këtij viti!
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për......

Malaj inspekton skanerin e Portit të Durrësit: Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të......

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, me kampus të ri sipas standardeve të NATO-s
Akademia e Forcave të Armatosura do të ketë tashmë një kampus të ri, i cili do të ofrojë hapësira moderne për studim, stërvitje, fjetje, sport dhe të......

Rihapet gara për Milot-Balldre - Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Pas anulimit të pak javëve më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur garën koncesionare për aksin rrugor Milot – Balldre. Procedura......