Paga minimale rritet në 500 euro, kush përfiton? - Vendimi prek rreth 150 mijë punonjës të sektorit privat

Mijëra punëtorë në Kosovë pritet të përfitojnë nga rritja e pagës minimale në 500 euro bruto në muaj, e cila ka hyrë në fuqi që prej 1 korrikut. Por, mbetet e paqartë nëse kjo rritje do të përkthehet në përmirësim të mirëfilltë të standardit të jetesës, përballë inflacionit dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve.
Vendimi prek rreth 150 mijë punonjës të sektorit privat, por ekspertët vlerësojnë se paga e re minimale nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet mujore të një familjeje në Kosovë.
Qeveria e kryeministrit në detyrë Kurtit, e mori këtë vendim në tetorin e 2025-tës, në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa ai hyri në fuqi në dy faza, në janar dhe në korrik 2026.
Paga minimale, tani 500 euro, u rrit fillimisht në 425 euro në janar, nga 350 që ishte paraprakisht.
Me inflacion të rritur në rreth 6.8 për qind, dhe një ekonomi të ngadalësuar, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, paga e re minimale në Kosovë nuk do të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, thonë ekspertët. Ndërkohë, përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, janë shprehur skeptik nëse paga minimale do të respektohet te kompanitë që kanë marrëdhënie kontraktuale me institucione shtetërore.
Në Evropë, Kosova ishte shteti me pagën më të vogël minimale, 350 euro, ndërsa Luksemburgu kryeson si shteti me pagën më të madhe minimale.
Evropa “piqet’’ nga vapa - Temperaturat pritet të bëhen edhe më ekstreme
Temperaturat e larta që kanë goditur Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar janë një tjetër sinjal i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ekspertët tregojnë......
Vezët “udhëhoqën” rritjen e çmimeve në bujqësi në 2025/ Rritje edhe për frutat, agrumet dhe ullinjtë. Patatet dhe shpendët, më lirë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në vend u rritën mesatarisht me 1% gjatë vitit 2025, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja është......
Rama: Dyfishohet fondi për startup-et pas rritjes së aplikimeve në "Startup Albania"
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka vendosur të dyfishojë fondin për mbështetjen e startup-eve, pas rritjes së ndjeshme të interesit të të......
Rama: Të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale
Kryeministri Edi Rama e cilësoi aktin normativ të muajit qershor si zhvillimin kryesor të javës, duke theksuar se rritja e ekonomisë dhe të ardhurat mbi......
Rama: Shqipëria hyn në një fazë të re të forcimit të mbrojtjes dhe industrisë ushtarake
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të zhvillimit të Forcave të Armatosura, ku krahas forcimit të sistemit të mbrojtjes,......
KESH, 41.6 mln euro për blerje energjie/ Ndryshon “praktika javore”, energjia sigurohet për periudhën 3- mujore
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e parë të energjisë elektrike për vitin 2026, duke kontraktuar një sasi prej 331,200 mWh për......
2.54 mld lekë për rrugën Kombinat – Ndroq – Plepa/ ARRSH hap tenderin edhe për lotin 2, në total 9.25 km në prokurim
Dy ditë pas tenderit për lotin 3, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e tenderimit edhe për lotin 2 të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, duke......
Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën në 2025/ Indeksi shënoi rritje me 1%, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i prodhimeve bimore
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Shqipëri kanë vijuar trendin rritës edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave......



