Kosova Postuar më 2 Maj 2026, 10:41

'Paga minimale 500 euro, nis nga muaji korrik/ Kurti: Pagë e 13-të në sektorin publik

Nga Alida Lula

'Paga minimale 500 euro, nis nga muaji korrik/ Kurti: Pagë e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 korriku. 

Ai tha se paga minimale është rritur nga 170 në 425 euro dhe se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë në vend.

Kurti përmendi edhe programin “Superpuna”, përmes të cilit janë punësuar mbi 23 mijë të rinj, si dhe vendosjen e pagës së 13-të në sektorin publik.

Sipas tij, gjatë mandatit të qeverisë, numri i të punësuarve është rritur nga rreth 350 mijë në 435 mijë.

Ai theksoi dhe mungesën e organizimit sindikal në sektorin privat, ndërsa përmendi edhe masat sociale si rritja e pensioneve dhe mbështetja për familjet. 

Paga minimale prej muajit Janar në Kosovë, është 425 euro bruto, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe pritet 500 euro duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat