Kosova Postuar më 30 Nëntor 2024, 12:30

Nga data 1 dhjetor 2024, pa viza drejt Tajvanit - Hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës

Nga Alida Lula

Nga data 1 dhjetor 2024, pa viza drejt Tajvanit - Hiqet regjimi i vizave

Duke nisur nga data 1 dhjetor 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt shtetit të Tajvanit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, bëri të ditur se lëvizja e lirë drejt Tajvanit, vlen për të gjithë shtetasit e Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike apo zyrtare.

“Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan”, shkruan Ahmeti.

Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin, hap rrugën për partneritet ekonomik dhe shkëmbime nw fushwn e arsimit dhe  kulturws shton Ahmeti.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat