Kosova Postuar më 30 Dhjetor 2025, 10:03

Në fokus, adresimi i sfidave ekonomike - Dhoma e Tregtisë Kosovë uron Vetëvendosjen për fitoren

Nga Dorian Koça

Në fokus, adresimi i sfidave ekonomike - Dhoma e Tregtisë Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor dhe demokratik në Republikën e Kosovës. Në emër të komunitetit të biznesit, Dhoma ka uruar fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Dhoma ka theksuar pritjen për formimin e shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar nevojën që qeveria e re të fokusohet në adresimin e sfidave të shumta me të cilat po përballet ekonomia e Kosovës.

Po ashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka ritheksuar përkushtimin e saj për të vazhduar rolin si partner aktiv dhe konstruktiv i institucioneve shtetërore, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.

“Në emër të komunitetit të biznesit, i urojmë fitore fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, Albin Kurti duke i uruar suksese në udhëheqjen e institucioneve të vendit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë pret formimin e shpejtë të institucioneve të reja dhe që qeveria e re të ketë fokus në tejkalimin e shumë sfidave me të cilat është duke u përballur ekonomia. Dhoma mbetet e përkushtuar në vazhdimin e angazhimit të saj tradicional të qenit një partner aktiv dhe konstruktiv i institucioneve në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu, sipas Dhomës, dialogu i hapur dhe i qëndrueshëm ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat mbetet faktor kyç për ndërtimin e një Kosove më të fortë ekonomikisht dhe më të qëndrueshme për qytetarët e saj.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara të dielën, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marrë 5.68% të votave.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 30 Dhjetor

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 30 Dhjetor

Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik

Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......