“Ndaloni rritjen e çmimeve për festat e fundvitit” - Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje bizneseve në Kosovë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u ka bërë thirrje bizneseve të ndalojnë çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit. Ky institucion ka paralajmëruar pasoja nëse do të ketë shtrenjtim të çmimeve.
“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në njoftim.
AKK është shprehur se çmimet duhet të reflektojnë kushtet reale të tregut dhe jo marrëveshje të ndaluara, sjellje manipuluese apo shfrytëzim të pozitës së përbashkët në treg.
Po ashtu, institucioni ka njoftuar se që nga fillimi i muajit dhjetor, inspektorët janë në terren në çdo qytet të Kosovës për të monitoruar dhe për të siguruar respektimin e rregullave nga bizneset.
“Që nga fillimi i muajit dhjetor dhe deri në fund të këtij muaji, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren në çdo qytet të Republikës së Kosovës, duke monitoruar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg”, thuhet në njoftim.
Qytetarët janë ankuar se çmimet rriten çdo herë në prag të festave, duke i ngarkuar financiarisht gjatë periudhës festive.
Keni planifikuar udhëtime për festat e fundvitit? - Grevat në disa aeroporte evropiane mund t’ju ndryshojnë planet
Nëse po ktheheni në shtëpi për Krishtlindje apo jeni duke planifikuar pushime dimërore, grevat në aeroporte mund t’ju ndryshojnë mendjen. Grevat në transport......
Maqedoni e Veriut, remitancat në rënie - Vendi renditet i fundit në rajon. Kryeson Serbia
Vitin e kaluar, emigrantët dërguan 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, ose 2 për qind të PBB-së. Edhe pse po shënojnë suficit, remitancat nga vendet e......
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Arrestet pa gjyq, modë e vrazhdë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SPAK i paraqiti kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, njëherazi ministër i Infrastrukturës......
Ministri Malaj merr pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, me synim diskutimin......
Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri
Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......
Cilët sektorë po prodhojnë dhe shesin më shumë? - INSTAT: Ndërtimi dhe shërbimet publike më aktivët, industria në vështirësi
Ndërsa disa sektorë të prodhimit po zgjerojnë aktivitetin dhe po punësojnë më shumë, të tjerë po prodhojnë më pak dhe po ngadalësohen. Sipas të dhënave nga......
BE, 1.5 mln euro për mbrojtjen nga zjarret e përmbytjet - Investime në 5 bashki, dronë, varka dhe motorë specialë
Shqipëria po preket gjithnjë më shumë nga fatkeqësitë natyrore siç janë zjarret dhe përmbytjet, duke bërë kështu, që edhe vëmendje për marrjen e masave......
“Shqipëria, arkitekturë funksionale për transparencën” - Rama: Shpifja dënohet penalisht, por do të heqim aspektin penal për gazetarët
U zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, e cila shërbeu si një platformë kombëtare dialogu mbi sfidat e transparencës......





