Miratohet rritja me 20% e pensioneve - Prej këtij muaji nis përfitimi në Kosovë për kategoritë e luftës
Duke nisur nga ky muaj, të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, përfitojnë rritje pensioni me 20%. Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë rritje, ku në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se është përditësuar një aneks në Ligjin për kategoritë e luftës për të mundësuar rritjen e premtuar tetorin e kaluar.
“Siç patëm njoftuar në tetor, zyrtarisht do të aprovohet rritja për 20% mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti.
Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, shton se rritja për të gjitha kategoritë e veteranëve, invalidëve dhe viktimave të dhunës seksuale do të jetë 20% mbi shumën e tanishme.
‘’Për disa kategori ka rritje edhe mbi 20% tha ministri. Kategoritë që përfitojnë rritje mbi 20%, janë familjet e dëshmorëve të UÇK-së që kanë dy dëshmorë ose më tepër, familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë mbi dy të zhdukur dhe familjet e viktimave civile. Familja që ka një dëshmor lufte do t’i marrë 537 euro në muaj, familja që ka dy dëshmorë lufte do t’i përfitojë 806 euro, familja që ka tre dëshmorë do të marrë pension mujor prej 1.075 eurosh, ndërsa kush ka katër dëshmorë lufte 1.344 euro’’, tha ministri Murati.
Skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës sipas kategorive përfshin 12.681 përfitues, sipas Agjencisë Kosovare të Statistikave. Kjo është rritja e parë në 10 vjetët e fundit për këto kategori.
Viktimat e dhunës seksuale të luftës deri tani kanë marrë pension në vlerë prej 230 eurosh, dhe me rritjen e re, do të kenë pension prej 276 eurosh. Pensioni i veteranit ka qenë 170 euro deri tani, dhe me rritjen prej 20% shkon 204 euro pension mujor. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 persona janë përfitues nga skema për veteranët e luftës.
Sondazh
Probleme me procedurat tenderuese - APP i tërheq vëmendjen institucioneve: Kujdes me kriteret dhe fondin limit
Agjencia e Prokurimit Publik ka tëhequr vëmendjen e institucioneve për zbatmin e parashikimeve ligjore në procedurat tenderuese. Ky dikaster ka përfunduar......
Vota e Diasporës, nis regjistrimi - Emigrantët duhet të çelin llogari në Platformën PER
Nis procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri më datën 4 mars. Shtetasit shqiptarë......
Kriptovalutat, ku renditet Shqipëria? E 109-ta në botë, ndër 151 shtete, e parafundit në rajon
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2024, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por ku renditet......
Edhe Kosova me sistem pagesash të shpejta-BQK: Transfertat do të kryhen në pak sekonda. Zbatimi pritet të nisë brenda 2 vitesh
Njësoj si Shqipëria, edhe Kosova është ndër vendet që pritet të zbatojë së shpejti sistemin e pagesave të shpejta. Në ambientet e Bankës së Italisë është......
Si mund të financohet riarmatimi europian?!
Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......
Bankat, gati në tetor për pagesat në SEPA/Themeli: Banka e Shqipërisë po monitoron procesin
Bankat e nivelit të dytë do të jenë gati për të kryer pagesa në zonën unike të pagesave euro, SEPA, në tetor 2025. Lajmin e ndau në emisionin Box to Box në......
Fuqia 25 për vitin 2025: Kush do të ndikojë më shumë në politikën e BE-së këtë vit?
Ndërsa Komisioni dhe Parlamenti i ri Europian nisen për vitin e parë të ri të mandatit të tij, analistët kanë zgjedhur 25 politikanët që do të formësojnë dhe......
Pse Trump kërkon kontrollin e Groenlandës? - Rëndësia strategjike e ishullit dhe tensionet SHBA-BE
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vijon të kërkojë kontrollin e Groenlandës, duke mos përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje......