Kosova Postuar më 9 Shkurt 2025, 20:23

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë - KQZ: Pjesëmarrja 40.4%!

Nga Diamila Leka

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë - KQZ: Pjesëmarrja 40.4%!

Në të gjithë Kosovën, në orën 19:00, nisi mbyllja e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit votimit, ka nisur edhe numërimi i votave të qytetarëve të cilët u paraqitën për të votuar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga mbi 90% e qendrave të votimit, pjesëmarrja në këtë process rezulton 40.4%, por duke mos përfshirë votën e diasporës. Duke e përllogaritur pjesëmarrjen në votime me 6.86% më pak votues krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

“Duke u mbështetur në të dhëna preliminare nga 2297 vendvotime apo nga 90,68% e tyre, nga gjithsej 2533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04% apo 789,172 votues nga 1,970,944 nga lista me të drejtë vote”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës ishte: 1,970,944 votues, të cilët janë të shpërndarë në 903 qendra votimi me gjithsej 2,533 vendvotime.

Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 28, prej të cilave 20 janë parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve për deputetë, të certifikuar nga KQZ dhe që u takojnë këtyre subjekteve politike është 1,279 kandidatë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat