Mbrojtje e fermerit vendas - Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia

Kosova ka vendosur detyrim të përkohshëm antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia. Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një detyrimi antidamping prej 0.04 euro për kilogram.
Sipas Kusari-Lilës, vendimi është marrë pas një hetimi të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake se fara e grurit është importuar me çmime damping, duke shkaktuar dëme për prodhuesit vendorë.
“Si Ministre në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, sot kam nënshkruar vendimin për vendosjen e detyrimit të përkohshëm antidamping prej 0.04 euro për kilogram ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia”, ka deklaruar ajo.
Kusari-Lila ka theksuar se prodhuesit vendorë nuk do të lihen të pambrojtur përballë konkurrencës që e konsideron të pandershme.
“Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë. Do të përdorim çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Vendosja e kësaj mase vjen në një periudhë kur fermerët kosovarë janë përballur me shqetësime lidhur me çmimin e ulët të grurit. Gjatë këtij viti, çmimi i grurit në Kosovë është raportuar të jetë rreth 15 deri në 18 centë për kilogram.
Detyrimi i ri prej 0.04 euro për kilogram nënkupton se për çdo ton farë gruri të importuar nga Serbia do të aplikohet një detyrim shtesë prej 40 eurosh.
Peshku dhe perimet “djegin” xhepat në gusht/ Kryesojnë rritjen tek ushqimet, deri në 9.8% më shtrenjtë se vjet
Çmimet e ushqimeve vijuan të rriten edhe gjatë muajit gusht, ndonëse me ritëm më të ngadaltë se një muaj më parë. Në total, grupi “Ushqime dhe pije......
Program Kombëtar për inteligjencën artificiale - Rama: Sektori eksporton 222 milionë euro produkte
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, ose tre herë më shumë sesa vetëm pak kohë më......
Qiratë afatgjata në Durrës/ Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në 2026?
Tregu i qirave në Durrës nuk kufizohet vetëm te apartamentet pranë detit apo te banesat që kërkohen gjatë muajve të verës. Për shumë qiramarrës, një faktor......
Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza” - Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik. Trafiku i automjeteve zhvendoset nën tokë
Me një fond limit prej 20.8 mld lekë apo rreth 21 mln euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në......
Mbështetje për sipërmarrëset - BSH dhe BERZH lançojnë Kodin për rritjen e aksesit në financë të grave në biznes
Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lançuan sot “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”,......
Mbi 1.52 GW diell dhe erë deri në 2030 - Plani: Rreth 1005 MW fotovoltaikë dhe 520 MW eolikë për objektivat e klimës
Vendit tonë do t’i duhen mbi 1.5 GW kapacitete diellore dhe eolike deri në fund të dekadës, për të përmbushur skenarin e parashikuar në Planin e ri Kombëtar......
Inflacioni, 3.2% në Gusht/ Zbutet norma krahasuar me Korrikun, por çmimet vijojnë të rëndojnë familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua lehtë gjatë muajit gusht, pas përshpejtimit të regjistruar një muaj më parë, por vijon të qëndrojë mbi nivelin 3%. Sipas......
Sa reklama ka online? Rreth 11 mijë biznese të huaja dhe 3,500 shqiptare, aktive në Meta
Reklamimi po ndryshon me shpejtësi, ndërsa bizneset po zhvendosin gjithnjë e më shumë vëmendjen te platformat që përdoren çdo ditë nga miliona njerëz.......

