Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës me të drejtë vote - 28 forca politike garojnë në zgjedhje, prej të cilave 20 parti
Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme, por ndër vite të drejtën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar një pjesë e konsiderueshme. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote Brenda territorit të Kosovës është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. 28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Sipas shifrave të KQZ-së, 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë, ndërsa referuar të dhënave të zgjedhjeve të kaluara janë pikërisht këta të rinj që përbëjnë edhe pjesëmarrjen më të madhe.
Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve për kryeministër, që janë; Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Mbi dy milionë euro ishte vlera që një parti politike kishte të drejtë të shpenzonte gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa shpenzimet për këtë fushatë pritet të publikohen 30 ditë pas certifikimit të rezultateve.
Ndërkohë për hetë të parë, mërgata e Kosovës votoi në përfaqësitë diplomatike të vendeve ku jeton dhe ky proces u zhvillua të shtunën, me 8 shkurt, një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, bëri të ditur votimi i mërgatës në përfaqësitë diplomatike bëhet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. Kështu për një ditë përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë shndërruar në qendra votimi. Votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës u organizua në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Europë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Në total, për të votuar nga jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike, rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar zarfin me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.
KQZ, njoftoi më herët se janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1.752.650, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve, por kjo vjen për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote.
Gjithashtu, zgjedhjet cilësohen të një rëndësie të madhe edhe për serbët, të cilët vendosën të marrin pjesë në process, pavarësisht tensioneve në muajt e fundit. Të gjithë pajtohen se politika e bojkotimit të institucioneve të Kosovës duhet të ndryshojë dhe se problemet e komunitetit serb duhet të institucionalizohen.
Në dekadën e fundit, dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës i ka mbajtur Lista Serbe. Por, në dy vjetët e fundit, deputetët serbë, në përputhje me “politikën e bojkotimit”, kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj vetëm për të mos humbur mandatet dhe pagat. Përveç Listës Serbe, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të marrin pjesë edhe parti të tjera të komunitetit serb, si Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.
Sondazh

Vendet baltike ndërpresin lidhjet me rrjetin elektrik rus, përgatiten të lidhen me BE-në!
Tre shtetet baltike ndërprenë të shtunën lidhjet me rrjetin elektrik të Rusisë për t'u bashkuar me rrjetin e Bashkimit Europian, kulmi i një procesi......

Një asteroid mund të godasë Tokën në vitin 2032 - Shkencëtarët studiojnë trajektoren e lëvizjes dhe mënyrat për ta shmangur
Një asteroid që ka një shanse të vogla për të goditur Tokën në vitin 2032 po monitorohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), sipas Zyrës së Mbrojtjes......

“Kostot e energjisë së pastër do të vazhdojnë rënien” - Sipas raportit, burimet e gjelbra kushtojnë më pak se impiantet fosile
Kostoja e teknologjive të energjisë së pastër në mbarë botën, si ruajtja e erës, diellit dhe baterive, pritet të bjerë më tej këtë vit, tregoi një raport,......

Sa para’ ka mbledhur KPP në 2024 nga tenderat? - Buxheti i shtetit arkëtoi 59 milionë lekë tarifa financiare
Komisioni i Prokurimeve Publike, në muajin dhjetor të vitit që lamë pas ka regjistruar 90 ankesa për prokurimet publike. Por, referuar të dhënave të......

“Tarifat e Trump do të trondisin tregtinë globale” - Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare paralajmëron për pasojat ekonomike
Grupi kryesor i bankës qendrore në botë, Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare, ka dhënë paralajmërimin e parë publik në lidhje me rreziqet e paraqitura nga......

Në fund të dhjetorit, rreth 424 mld lekë jashtë bankave/ Plan masash për limitimin e pagesave cash për individët
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 është parë një rritje e ndjeshme e parasë që qarkullon jashtë bankave. Nga janari......

560 mijë vizitorë të huaj në janar - Kumbaro: Rreth 14,5% më shumë se viti i kaluar. Shqipëria, me turizëm gjithëvjetor
Gjatë muajit janar, në Shqipëri kanë ardhur gjithsej 560 mijë vizitorë të huaj. Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, vërehet një rritje me 14,5% e......

Tërheqje masive të shufrave të arit! - Pse depoja e dytë më e madhe e arit në botë po përballet me këtë fenomen?
Kërcënimet tarifore të Presidentit Donald Trump kanë krijuar një kërkesë kaq të fortë për arin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, saqë tregtarët po......