Kosova Postuar më 1 Tetor 2025, 19:54

Kriza e tejzgjatur politike, në Kosovë rriten interesat dhe bie numri i dhënies së kredive

Nga SCAN TV

Kriza e tejzgjatur politike, në Kosovë rriten interesat dhe bie numri

Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë janë rritur muajin e fundit. Kështu është rënduar edhe më shumë buxhetin e kosovarëve. Disa banka ofrojnë kredi me normë interesi mbi 7%, ndërsa për bizneset norma është bërë 10%.

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tani drejtues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, përmend disa faktorë. Sipas tij një vendim i BQK-së ka ndikuar, pastaj inflacioni dhe situata politike me mos krijimin e institucioneve.

“Në rend të parë vendimi i BQK-së. BQK-ja dimë që nuk cakton norma të interesit direkt mirëpo përmes rregulloreve të ndryshme, rezervave të detyrueshme dhe kërkesës për kapital, kjo ndikon në koston e bankave. Deri më tani në Gusht të këtij viti kur u rrit norma e interesit mjaftueshmëria ka qenë 8 në raport me klasën e parë dhe 12 në total. Nga Gushti i këtij viti BQK-ja e ka rrit këtë mjaftueshmëri të kapitalit nga 10 dhe 14 % në këtë rast, pra banka duhet të mbaj më shumë kapital rezervë për çdo kredi që jep. kjo d.m.th që kanë më pak hapësirë për dhënien e kredive të reja. Kosto e kapitalit rritet sepse aksionaret dhe bankat duhet të investojnë shumë para në Kosovë për të mbrojtur normat e reja. Normat e interesit rriten për të kompensuar këtë bllokun e kapitalit të bankave dhe këtë kosto këta zakonisht e transferojnë tek klientet e tyre”, tha ai.

Faktor tjetër ai ka përmendur edhe inflacionin. “Faktor tjetër është inflacioni, bankat i rrisin normat me rrit fuqinë blerëse dhe për ta ulë rrezikun që kursimet dhe kredit të humbin vlerë. Kur inflacioni rritet, kursimet në banka kanë vlerë më pak, qytetarët kërkojnë kthim më të lartë, bankat me mbrojt veten rrisin normat e interesit të kredive, në të njëjtën kohe inflacioni i lartë e shton rrezikun e mos pagesës nga qytetarët për shkak të shpenzimeve më të larta që kanë”, tha ai.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat