Kosova Postuar më 15 Nëntor 2025, 13:43

Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm buxhetin dhe e rishpërndajmë tek ata që kanë nevojë

Nga Scan TV

Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm

Të moshuarit në Kosovë kanë përfituar që nga dita e djeshme pensionet bazike me rritje nga 120 në 150 euro. Kryeministri i vendit, Albin Kurti që më parë kishte premtuar këtë rritje pensioni minimal.

“Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti".

“Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro në muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro në muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro në muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro në muaj, apo 100% rritje brenda mandatit", tha ai. Ai shkroi se "Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin e invalidëve”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kishte lajmëruar rritjen në mbledhjen e Qeverisë duke u shprehur se këto janë lajme të mira për qytetarët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat