Kosovë, si reaguan partitë pas zgjedhjeve? - Kurti vlerëson procesin. PDK, e kënaqur me rezultatin
Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka fituar rreth 41.29 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind. Këto rezultate reflektojnë nevojën për formimin e një koalicioni qeverisës gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.
Duke iu drejtuar simpatizantëve të tij që festonin fitoren në sheshin kryesor të Prishtinës, Kurti u shpreh se “ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë të tjera, në përputhje me zotimet tona”. Sipas tij, “zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme dhe rezultati është një konfirmim për qeverisjen e mirë, demokratike e progresiste”.
Partia Demokratike e Kosovës PDK u rendit e dyta në zgjedhjet e së dielës, dhe sipas zëdhënësit të fushatës Blerand Stavileci, ky ishte një sukses i madh dhe i pamohueshëm. “PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota. Falënderojmë qytetarët që votuan për PDK-në. Ky është sukses i pamohueshëm për ne dhe mesazh i fortë për vendin. Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie, pasi ata nuk e kanë shumicën. Rezultatet tregojnë se qytetarët kërkojnë qeveri të re”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se “për sa i përket koalicioneve, duhet pritur në finalizimin e rezultateve”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga ana e tij, tha se partia e tij është renditur e treta në këto zgjedhje dhe ai mban përgjegjësinë për rezultatin. “LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind, kur të numërohen edhe votat e diasporës. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha Abdixhiku në një konferencë për shtypin.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulët se në vitin 2021, kur votuan 48% e qytetarëve. Në këto zgjedhje, mbi 2 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, ndërsa rreth 790 mijë prej tyre votuan, pak mbi 40%.
Sondazh

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - Por, rezultati “imponon” formimin e një koalicioni qeverisës
Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, u rendit e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, por me shumë gjasa i duhet të negociojë......

BE do të nisë blerjen e përbashkët të hidrogjenit - Platforma e re do të sigurojë marrëveshje më të mira për mineralet kritike
Bashkimi Evropian do të nisë operimin e platformës së blerjeve të përbashkëta për burimet kritike me blerjen e hidrogjenit në shtator të këtij viti. Më pas......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Në raport me javën......

Cilat janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë?
Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nisi menjëherë sapo u mbyll procesi i votimit. Referuar të dhënave të deritanishme të Komisionit......

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë - KQZ: Pjesëmarrja 40.4%!
Në të gjithë Kosovën, në orën 19:00, nisi mbyllja e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit votimit, ka nisur......

Subjektet politike në Kosovë, me fokus te diaspora - Si do të përfshihen komunitetet shqiptare në programet e partive?
Organizata joqeveritare Germin ka analizuar programet zgjedhore të partive kryesore në Kosovë për të vlerësuar përfshirjen e diasporës në politikat e tyre.......

Zgjedhjet në Kosovë, programet e partive - Premtimet e kandidatëve në garën për udhëheqjen e vendit
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin......

Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës me të drejtë vote - 28 forca politike garojnë në zgjedhje, prej të cilave 20 parti
Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme, por ndër vite të drejtën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar një pjesë e......